Spitali i Durrësit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarri nisi fillimisht në katin e parë të repartit të neurologjisë dhe më pas u përhap në katet e mësipërme për shkak të strukturës së godinës.

Dyshohet se shkak si flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike si pasojë ngarkesës në rrjet nga ngrohëset.

Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale por disa pacient të spitalit pësuan asfiksi nga tymi dhe nga paniku i shkaktuar.

Gjithsej u evakuuan 80 pacientë në zonat e parrezikshme të spitalit. Në evakuimin e tyre kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik.

Pas më shumë se 3 orësh zjarrfikësit ja dolën të neutralizonin flakët.

Gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike dhe riparimi i dëmeve kërkon kohë sipas inxhinierit elektrik të spitalit pasi janë përfshirë të katër katet.

Ndërkohë Spitali i Durrësit ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë cështje. /Opinion.al