Një doganier i doganës së Qafë-Botës është gjetur i vdekur në dhomën e shtëpisë së tij, ku jetonte me qera në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, doganieri, i cili banonte në Fier, nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet që të ketë vdekur për shkaqe natyrale.

Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është i moshës afro 63 vjeç dhe po kërkohej prej 4 ditësh. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të hetuar më tej për shkaqet.