Nuk ka faj Nexhmija jooo…

Nga Edmond Arizaj/

Faji Nexhmijes eshte qe shqiptaret evokojne, behen nostaligjike e madje glorifikojne sistemin komunist, me te egrin dhe me te ndyrin qe kaloi mbi kurrizin e tyre?!

Faji i Nexhmijes se gjalle apo Enverit te vdekur eshte qe nje pjese e mire e shqiptareve duket sikur eshte prekur thellesisht nga sindromi Stokholmit 30 vjet pasi u cliruan nga rrembimi?!

Valle Nexhi e ka fajin qe shqiptaret levdojne shkollen e kohes se komunizmit, por femijet i shkollojne ne perendim?

I Nexhit eshte faji qe shqiptaret mburrin rregullin dhe qetesine e kohes se burrit te Nexhit, por bejne si t’u teket e shkrepin arme si t’u vije permbare prej 30 vjetesh?

I Nexhit, apo i Enverit eshte faji, qe shqiptaret kujtojne gati perdite pronat, agrumet, fabrikat, uzinat, mallin e gjene e tyre te shpene dem, te falur apo te grabitur nga vete ata, apo nga miq e shoke te tyre me parti tjeter.

Nexhmija e ka fajin pse 18 vjecaret sot po gjejne cdo menyre per t’u larguar nga vendi?! Faji i Nexhit eshte pse shqiptaret kujtojne se ne kohen e saj u fashit gjakmarrja, e u izolua kanuni, ndersa sot eshte modifikuar gjenetikisht edhe Leke Dukagjini vete?!

Nuk eshte faji i Nexhit joooo. Nexhi dhe ca Nexhe te tjere duhet te ishin pergjigjur me kohe per cfare gatuan e bene ne kete vend, per njeriun e ri qe e modifikuan ne laboratoret e tyre, per shpirtin qe e boshatisen, per trurin qe e atrofisuan, per te vraret e te zhdukurit, per varferine e pakufi, per injorancen, idiotesine e egersine qe na lane neper kembe…

Dhe…U pergjigj se hante fruta dhe perime me shume se popullsia…Por ama nuk ka faj pse nuk ndryshon mendim. Nuk ka faj pse kerkon te paraqese vetem te bardhe kohen e saj.

Nuk ka faj pse kerkon ta jape te shoqin me aureole ne koke. Nuk ka faj per asgje. Kush nuk e ben kete sot e gjithe jeten qe kur njerezimi ka zene fill?!

Duhet nje supermoral, nje super vrasje ndergjegje, nje super shpirt-hapje, nje sy i trete kur i thone, qe te pranosh cfare i ke bere vendit dhe popullit tend, qe te besh nje pastrim te thelle sidomos ne kete moshe e kur pergatitesh te shkosh ne krahun tjeter.

Apo mos ndoshta valle ajo nuk shtiret dhe i beson te gjitha cka thote?! Edhe kjo qendron, por ama faji nuk eshte i saj.

Faji eshte i Saliut, i Fatosit, i Saliut, i Edit. I ketyre dhe gjithe matrioshkave qe mbajten e mbajne rreth vetes. I tyre eshte faji qe sot shqiptaret kane nostalgji per Nexhin.

I tyre dhe gjithe te tjereve qe ne emer te partise ne pushtet, bene cka deshen, si deshen, ku deshen. Nexhi ka vdekur, megjithese merr fryme, por filizat e Saliut, Fatosit dhe Edit jane duke lulezuar germadhave, dhe jo si jete e re, sic metonte Qemal Stafa dikur.

Jane filiza qe mbijne ngado ne trupin e vendit dhe ne mendjen e shpirtin e shqiptareve, qe sot per tmerrin tone ndjejne nostalgji ne kohen e Nexhit.

Kujtojne kohen me te zeze per shqiptaret, sepse keta qe gjithsesi i zgjodhen vete, u vrane edhe te vetmen gje qe i mbajti gjalle dikur, shpresen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...