Prej disa ditësh, thuhet se Alketa Vejsiu po kërkon ti tregojë vendin cdo personi që komentoi performancën e saj në Festivalin e RTSH-së, si dhe ndërrimin e shpeshtë të fustaneve.

Ndër to përfshiheshin Xhemi Shehu dhe motrat Vjollca, për të cilat bëri shkrime të gjata e thumbuese në faqen e saj ‘Revista Class’.

 

Megjithëse u fshinë më vonë, Alketa komentoi pushimet e Luanës dhe Marinës duke thënë: “Jeta e sheikeve, sa i pëlqen vajzave shqiptare”.

Luana Vjollca ka zgjedhur që ti përgjigjet me një buzëqeshje në emisionin “Shiko Kush Luan”.

 

E gjitha ndodhi kur aktori Rezart Veleshnja tha: “Falenderojmë Alketën që kënaqet vetë me veshjet, me të gjitha dhe këndon vetë kudo”.

Nuk dihet ende si do të reagojë Alketa pas kësaj. /a.m/noa.al/