Me urdhër të Prokurorisë së Durrësit Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kryen një operacion të gjerë në Durrës ku prangosën 17 shtetas, mes të cilëve zyrtare të lartë të policisë lokale, nëpunës të IKMT-së, Inuvi-t të Durrësit, Shijakut dhe Manzës.

Një tjetër zyrtar u shpall në kërkim dhe një u pezullua nga detyra. Në pranga nuk u kanë shpëtuar as 5 qytetarë.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre për shkak të veprimeve korruptive, fshehjes e mosevidentimit të ngjarjeve kriminale, mos-marrje të kallëzimve, favorizim të ndërtimeve pa leje.

Sipas hetimeve të kryera në rrugë operative e që kanë nisur kohë më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë arrestuar, pasi manipulonin provat në vendngjarje, ndërsa inspektorët e policisë nuk referonin ndërtimet pa leje. Hetimi për këtë çështje ka nisur që në qershor të 2019-ës.

Ata akuzohen per “Shpërdorim të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se

kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Prokuroria e Durrësit ngriti një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.
Disa nga emrat e policëve të arrestuar
Petrit Neziri
Besnik Domi
Sami Xhafa
Marius Shahini
E. Petova

Gjergj Gërco
Nikoll Marku
Agim Osmani
Jul Kacadej
Gani Dama në kërkim, polic patrulle
Haxhi Sherra
Ndriçim Shika
Adem Hika
Top Channel