Princ Leka është trashëgimtari i fronit mbretëror të Shqipërisë. Princi Leka Zogu raportohet se ka pësuar një aksident. Ai ka pësuar thyerje të krahut dhe për pasojë ka përfunduar mbrëmjen e sotme, në spitalin e Traumës, në Tiranë.

 

Princ Leka është aksidentuar lehtë në rrethana të paqarta, duke dëmtuar edhe krahun. Pasi i është drejtuar spitalit, Princi Leka mori ndihmën e parë.

 

Në foton e bërë publike nga stafi i spitalit dhe mjekët, duket qartë se pas ndihmës mjekësore, gjendja e Princit është stabilizuar.