Bardhi: ‘Babani hajdut, ai eshte Edi Rama i Vaut te Dejes

“Mark Babani, është një hajdut i certifikuar dhe një gjë e tillë vërtetohet edhe nga bllokimi qe i ka bërë për një muaj e gjysmë nga Ministria e Drejtësisë procesit për të dërguar letër porosinë në organet e drejtësisë italiane për të vërtetuar akuzat e PD nga Prokuroria e Përgjithshme.

” Kjo ka qenë deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi, dhënë për mediat pas një takimi me strukturat e kësaj force politike ne Vau Dejës.
“PD ka bërë publike dokumentet e plota, që Mark Babani i emëruari i Edi Ramës në Bashkinë e Vaut të Dejës është hajdut i certifikuar me vendim gjyqësor nga autoritetet italiane. Gjej rastin t’i bëjë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme.

Të zbatojë ligjin dhe të nxjerrë rezultatet në informacionet që disponon. Në dijeninë time ata po presin letërporosinë që ka dërguar në Itali. Kjo letër porosi dhe vonesa po bëhet nga bllokimi nga Ministria e Drejtësisë. Prej një muaj e gjysmë letërporosia e Prokurorisë së Përgjithshme nuk është përcjellë duke sjellë zvarritje. Duke lejuar që kështu që ai të ushtrojë funksione publike. Sot menaxhon parat e Vaut të Dejës.” tha Gazmend Bardhi.

Bardhi u shpreh se ‘Mark Babani është Edi Rama i Vau të Dejës’, ndërkohe që ai është shprehur se PD do të vijojë të tjera denoncime për kryebashkiak të cilët kanë mashtruar me formularët e dekriminalizimi.

“Mark Babani është Edi Rama i Vaut të Dejës. Ne kemi denoncuar jo më larg se dje kandidatin e Mallakastrës. Kemi në proces verifikimi edhe të tjerë. Sapo të kemi info të dokumentuara do ta ndajmë me publikun.”

Kujtojmë se Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Mark Babani ka dorëzuar shenjat e gishtërinjve, pas akuzave të bëra nga PD-ja se ka qenë i arrestuar në Itali për vjedhje makinash në 4 prill të vitit 1994.
I pyetur nga mediat në lidhje me Reformën zgjedhore, ai u shpreh se PD ka shprehur gadishmërinë për këtë reformë ndërkohe qe mazhoranca ende nuk ka hedhur asnjë hap për këtë proces të rëndësishëm si një kërkesë edhe e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave për në BE të Shqipërisë

“Po punojmë për Reformën Zgjedhore. Kemi drejt finalizimit propozimet tona. Ne kemi shprehur gatishmërinë për Reformën Zgjedhore, por PS nuk ka hedhur asnjë hap duke tentuar të vonojë realizimin e Reformës Zgjedhore, pas kësaj zgjedhje lokale dhe Parlamentare janë nga Bundestagu Gjerman.” tha Bardhi.

“Cështje e Reformës janë të Partive politike dhe jo të komisioneve. Ata në atë komision nuk i japin zgjidhje lidhjes së krimit me politikën. Nuk i japin zgjidhje shqetësimeve madhore. Ne shumë shpejtë do të publikojmë shumë shpejtë propozimet tona. ”

Ndërsa për SPAK Bardhi ka deklaruar se në mënyrë që të ruhet figura e pastër e SPAK prokurorët aktual duhet të hapin rrugën për zgjedhje të prokurorëve të rinj.

“SPAK kishte të bënte me disa të zyrtarë të lartë, por përfundojë me rrëzim nga gjykata. PD i ka dhënë mbështetje SPAK dhe e nxit që të hetojë aferat korruptive dhe lidhjet e politikës. Për të ruajtur SPAK duhet që prokurorët të hapin rrugë zgjedhjes së prokurorëve të rinj.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...