Zbulohet skandali i rëndë: Mishi brazilian futet me 170 lekë/kg dhe shitet 800 lekë/kg, po pulat?

Mesa duket abuzimi me produktet që u shiten shqiptarëve nuk paska fund!

Një raport është bërë publik, ku në tregohet se një 1 kg sallam me etiketë “me mish viçi”, kushton 450 lekë, kur ndërkohë vetë mishi kushton 800 lekë.

Ç’po ndodh në këtë vend?

Përveç prodhimeve të mishit, rekord thyejnë edhe frutat si bananet apo edhe sheqeri rus dhe vaji bullgar.

Me pak fjalë, tregu shqiptar i ofron qytetarëve të saj produkte me një cilësi të dobët e çmime të larta.

Nën maskën e gjoja kërkesë-ofertës, çmimet nuk janë në përputhje me cilësinë, bio-orgjinalitetin, vlerën ushqyese e madje as me sigurinë e tyre.

‘pamfleti.net‘ shkruan se një raport i detajuar e konfidencial, me burim Drejtorinë e Përgjithshme të Standardeve, Autoritetin e Konkurrencës dhe Ministrinë e Bujqësisë; i hartuar për llogari të KiE, në kuadër të testimit të tregut në BE e tregjet jashtë unionit; zbulon abuzimin e rëndë, që bëhet me çmimet në tregun ushqimor në Shqipëri.

Sipas të dhënave të konstatuara, është zbuluar se në 85 produkte ushqimore që vijnë nga importi, me efekt konsum të përditshëm e masiv; çmimet e këtyre produkteve, rriten me falsifikim letrash në masën 5-7 herë, menjëherë pasi zhdoganohen e futen në Shqipëri, rritje që vazhdon nga distributorët e shumicës dhe tregtarët e pakicës me 8-11 herë.

Referuar dokumenteve para-hyrëse doganore e pas zhdoganimit, rezulton psh., se mishi frigoriferik i Brazilit, futet në Shqipëri me çmim 170 lekë/kg., por në Shqipëri, shitet me çmim 800 lekë/kg., madje si mish vendi i freskët; ndërsa pulat e therura, kalojnë doganën me 65 lekë copa, por shiten me 280-320-480 lekë/kg.

Rekord për shumëfishim çmimi ushqimesh, me rritje 12-20 herë pasi futen në territorin shqiptar; janë mielli serb, bananet e Ekuadorit, bulmetrat greke, fruta-perimet maqedonase, orizi kinez, sheqeri rus, vaji bullgar dhe pijet e ëmbëlsirat kosovare; të cilat shoqërohen dhe me përbërës, certifikata sigurie, pikënisje importi e origjinë prodhimi false.

Në Drejtorinë e çmimeve të Ministrisë së Financave-Ekonomisë, thonë se ligji shqiptar; peneterimin me çmimet pas zhdoganimit, e lejon vetëm në masën 20%-30%, me qëllim që tregu i importit, të jetë i balancuar me treg-prodhimin vendas.

Por kjo skemë abuzive me bazë krimin ekonomik-financiar, lejohet nga vetë mafia shtetërore; mbasi 95% të monopoleve e tregjeve të shumicës, i kanë grupe e persona të lidhur me kupolën politike-shtetërore të 30 viteve tranzicion; dhe me këtë skemë, ata realizojnë 2 lloje vjedhjesh: 1. Mallrat i fusin në Shqipëri me çmime të ulëta, për të paguar sa më pak detyrime fiskale për çdo njësi (kg.-ton-copë), humbje që kushton afro 145 milionë euro në vit, të pa arkëtuara në buxhetin e shtetit.

2. Pasi i zhdoganojnë, u rritin çmimet; për të fituar sa më shumë, pa u bllokuar nga shteti; duke bërë, që 70% e vlerës së pagave të ulëta e të mesme, të harxhohen vetëm për ushqim.

Ndaj ndodh, që konsumatori në Shqipëri, paguan shtrenjtë produkte të cilësisë së ulët; me vlera ushqyese sa 10%-15% e atyre që shënohen në etiketa dhe krejt të pa sigurta.

Aq falsitet vlerash e rrezikshmëri, ka në afro 80% të ushqimeve; sa 1 kg. sallam, me etiketë “Sallam me mishi viçi të freskët e vendi”, kushton 400 lekë/kg., ndërsa vetë mishi i viçit në po të njëjtin dyqan, kushton 800 lekë./kg.

Komentet janë të tepërta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...