Telefonata që e bëri Jozefina Topallin të qajë

Politikania e njohur Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për momentin kur është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e saj Megi në Gusht të 2019 u bë nënë e një djali të quajtur Nikolas. Ajo jetonte në Francë, por vendosi që lindjen të vinte ta bënte në Shqipëri, për të qenë pranë familjes së saj, në momentet më të bukura për të.

“Ne jemi shumë të lidhur në familje në fakt, por ajo donte që në lindjen e djalit të mos ishte e vetme, por të ishim të gjithë bashkë. Njeriu ndonjëherë ka nevojë për një shikim, ka nevojë për buzëqeshje, të kapë dorën në një moment kur ke vështirësi dhe të thotë që jemi bashkë, nuk je vetëm. Kur je të gjithë bashkë, të jep forcë, të jep mbrojtje, nuk ka fuqi më të madhe se dashuria e familjes”.

Topalli rrëfen edhe momentin kur ka mësuar për ardhjen në jetë të nipit të saj. Emocioni dhe gëzimi ka qenë i madh, aq shumë sa ajo nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Atë ditë u ngatërruan përsëri gjërat. Unë kam marrë nënën nga Shkodra dhe e mbaj në apartamentin tim në Tiranë dhe kujdesem për të, sepse është shumë e sëmurë. Ajo në përgjithësi është në shtrat dhe ne përpiqemi ta marrim dhe ta vendosim në karrocë, por nuk lëviz. Dy ditë përpara filloi i hipi temperaturë e madhe, mjekët nuk dinin çfarë të bënin dhe thanë të bënim analizat.

Ndërkohë që Megi u shtrua në maternitet, unë po vrapoja në spital për të bërë analizat për nënën. Pastaj meqë analizat dolën mirë kam vrapuar në maternitet, kam shkuar 2-3 orë para se të lindte dhe kujtoj telefonatën. Ishte një doktoreshë, më mori në telefon, por nuk më foli ajo, më nxori zërin e një fëmije që po qante dhe unë fillova të qaja bashkë me të. Ishte gjëja më e bukur”./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...