Shtëpia iu shkrumbua teksa flinin, humb jetën 7-vjeçarja shqiptare, nëna me vrap doli jashtë me vajzën e vogël, tjetrën nuk e nxorri dot

Një e mitur 7-vjeçare me origjinë shqiptarë ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve që pushtuan banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit kur e mitura ndodhej në banesë bashkë me nënën dhe motrën e saj të vogël.

Sipas mediave italiane, ka qënë nëna ajo që ka ndjerë e para erën e tymit dhe ka nxituar për të nxjerrë jashtë vajzën e vogël por nuk ka mundur që të hyjë sërish për të shpëtuar edhe tjetrën. Kryefamiljari ndodhej në punën në momentin kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët duke shpëtuar pa pasoja.

Nëna dhe vajza e vogël e familjës aktualisht janë shtruar në spital ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Familja ishte me origjinë nga Kosova dhe ishte transferuar në provincën e Serviglianos në shtator. Kryefamiljari, 40 vjeç është punëtor në një firmë ndërtimi, ndërsa bashkëshortja e tij është shtëpiake.

(k.m/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...