Rama mbledh ambasadorët në OSBE, batuta e dolli me të ftuarit. Nuk heq dorë nga çitjanet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe në mbrëmje axhendën në zyrat e OSBE, ku ka mbajtur një fjalim para diplomatëve të pranishëm në Vjenë. Rama në këtë takim ka zgjedhur që të mos heq dorë nga veshja e tij karakteristike, pasi ka veshur çitjane.

Në fjalën e tij Rama tha s e OSBE është një familje e madhe, por ka bërë dhe batuta duke shkaktuar të qeshura tek të ftuarit. Më tej Rama ngriti edhe një dolli me ta, por vetëm pasi gjeti gotën e cila siç ai u shpreh fatmirësisht nuk ishte me kafe, pasi do të niste një diskutim nëse kafja ishte greke apo turke.

“Asnjë nga 57 vendet nuk është njësoj. Edhe brenda një familje nuk janë të gjithë njësoj. Dhe sigurisht duhet të kemi diferenca në mendime dhe opinionet tona. Por në të njëjtën kohë nuk mund të neglizhojmë njëri tjetrin, pasi si familje duhet të përmirësohemi së bashku.

Duhet të dialogojmë mes nesh, të kemi besim mes nesh dhe duhet të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë në të njëjtën çati, edhe në ato raste kur duket të jetë e pamundur. Vjen një djalosh zviceran nga Vjena dhe më thotë mua “Ju çunat në Shqipëri vetëm ziheni. Është natyrale. Dhe unë e pyes veten, “çfarë di ai për luftërat? Asgjë. Nuk ka luftuar kurrë në jetën e tij. Ju uroj që të kemi në prioritetet tona edhe mikpritjen. Si t’i bëni miqtë të ndihen pengje nga mikpritja.

Deri në pikën kur nuk mund t’i ikin ushqimit, muzikës, pijes. Por nuk ka konsensus. Ne kemi tradita të shumta në Shqipëri, edhe muzikë. Tani delegacioni grek dhe delegacione të tjera mund të kundërshtojnë duke thënë nuk është tradita juaj, por e jona. Dhe falë zotit nuk kemi kafe në fund, se do të ishte luftë nëse do ishte kafe turke apo greke. Vetëm dy gjëra nuk lufton dot, ekspresin italian dhe kafen gjermane”, ishte kjo një pjesë e fjalës së Ramës.

Shqipëria ka marrë sot kryesimin e OSBE dhe Rama ka qenë në Vjenë, ku ka mbajtur dhe një konferencë për mediat. Rama është shprehur se prioritet në punën e tij do jetë Ukraina dhe konflikti i saj me Rusinë. Ndërkohë foli dhe për kërcënimet e Iranit dhe u shpreh se “sulmi mbi Shqipërinë, është sulm kundër NATO-s”. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE tha se Shqipëria ka bërë hapa para.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...