Mënyra si e mbledh dorën grusht tregon diçka të veçantë për ty

Varianti A

Ke një personalitet të ndjeshëm dhe një imagjinatë të fortë. Do të ndihesh i mbrojtur dhe i trajtuar me sinqeritet.

Të pëlqen të ndihmosh njerëz, je entuziast, emeton energji, je person kurioz, aventurier dhe argëtues. Ndonjëherë ke dëshirë të bësh pjesë në një grup, të të njohin e të pranojnë. Kjo është diçka e bukur, por ekziston rreziku që të tjerët të përfitojnë nga ty. Ti do që të tjerët të jenë të sinqertë. Në lidhjet e dashurisë, e ke të vështirë të shprehësh ndjenjat.

Varianti B

Je një person i talentuar, kreativ dhe ke një joshje speciale që të bën të kesh shumë miq. Je një person bujar, inteligjent, i sigurt në vetvete, me vetëvlerësim dhe shqetësohesh shumë për pushtetin. Punon shumë, je i vlerësuar dhe ke shumë ideale. Ndonjëherë ke një zemër të brishtë dhe kjo të ndalon t’u afrohesh të tjerëve.

Kjo është pikërisht ajo që kërkon në marrëdhëniet e tua: mbështetje. Për sa i përket dashurisë, mendon se gabimet e tua mund të çojnë në trishtim. E do shumë partnerin, por ke frikë se lodhet prej teje dhe mendon të sillet sikur nuk të do. Kjo të bën ‘të ashpër’ në lidhje me të.

Varianti C

Je një person kreativ, komunikon shumë mirë, je motiv praktik dhe di të vlerësosh artin dhe bukurinë e jetës. Ndonjëherë je shumë i ndjeshëm, je i zoti për të manipuluar të tjerët dhe person shumë inteligjent. Pothuajse je gjithmonë i heshtur, por kjo bën pjesë tek ëmbëlsia jote.

Preferon të sakrifikosh veten në vend që të bësh dikë tjetër të vuajë. Je person fleksibël dhe jeton shpesh në ëndrrat e tua. Në dashuri, do qetësinë, ashtu si në çdo fushë tjetër të jetës. Dobësia jote më e madhe është zemra e brishtë që ke dhe i fal gjithmonë ata që të kanë lënduar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...