Jozefina Topalli ngre alarmin: Po zbrazen qytetet, shpopullimi është dramatik, një emergjencë kombëtare!

Politikania e njohur dhe ish kyetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një intervistë në TV Klan, ka folur për një krizë serioze me të cilën po përballet Shqipëria, emigrimi në masë dhe për rrjedhojë shpopullimi i frikshëm i vendit.

Topalli tha se zbrazja e qyteteve është dramatike dhe se shpopullimi është një emergjencë kombëtare.

“Vendi ynë ka një problem dramatik, për dy shkaqe kryesore. E para, ulja e lindshmërisë dhe e dyta është emigracioni.

Ne të gjithë shëtisim në vendin tonë dhe është dramatike të shohësh se shkollat mbyllen sepse nuk ka më fëmijë të vegjël, për të shkuar në shkollë, sepse ata janë larguar bashkë me prindërit e tyre nga Shqipëria. Shohim se rrugicat janë zbrazur dhe qytetet po boshatisen. Ky është një alarm i madh.
Si nënë, shoh dhe mendoj një mijë herë për dhimbjen e atyre nënëva, të cilave u kanë ikur fëmijët dhe kanë ikur pa asnjë letër dhe pa asnjë lek në xhep, nuk e dinë cfarë ndodh me ta.

Nëse ka një emergjencë sot në vendin tonë, është shpopullimi. Ne pak jemi, kaq sa jemi, të rrudhemi dhe të tkurremi më shumë, vjen prej problemeve të mëdha dhe të vështira që ka shoqëria jonë. Ky për mua është problemi më i rëndë. Është emergjente të ndryshojmë diçka“, u shpreh Topalli.

Të njëjtin qëndrim ka artikuluar edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ditën e sotme u shpreh se “Shqipëria është në një krizë të thellë politike, e cila ka precipituar në një krizë të thellë ekonomike dhe në një krizë të paimagjinueshme emigracioni”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, refuzon të pranojë se në vendin tonë ekziston fenomeni dramatik i shpopullimit dhe është shprehur se shqiptarët largohen nga vendi njëlloj si qytetarët e vendeve të tjera të Ballkanit dhe Europës, për të kërkuar mundësi më të mira.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...