Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Lezhë-Shkodër ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Balldren, ku si pasojë e përplasjes kanë mbetur dy persona të plagosur.

 

Bëhet me dije se nga përplasja mjeti tip Fuoristradë ka përfunduar në kanal.

 

Ndërkohë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.