“Të trishtuar dhe të tronditur”, Genat Cakaj shpreh keqardhjen e madhe: Ngjarje shkatërruese…

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, ministri në detyrë Gent Cakaj ka shprehur trishtimin për rrëzimin e avionit ukrainas në Teheran. Cakaj është shprehur se lutjet dhe mendimet janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

“Të trishtuar thellë dhe të tronditur ndërsa mësuam rrëzimin e avionit ukrainas afër Teheranit. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje shkatërruese”, – ka theksuar Cakaj.

Një avion ukrainas me 176 njerëz në bord u rrëzua të mërkurën pranë një aeroporti në Teheran dhe zyrtarët thanë se nuk ka të mbijetuar. Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini dhe ishte drejtuar për në Kiev. Rrëzimi dyshohet se është shkaktuar nga probleme mekanike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...