“Eminem do të t’kishte zili”, Rezart Veleshnja merr hakun e moderatoreve që sulmoi Vejsiu, i nxjerr foton ku nuk njihet: Ta dish që të dua dhe….

Aktori Rezart Veleshnja është futur mes ‘luftës’ që moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur duke sulmuar dhe kritikuar hapur koleget e saj, Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca, për mënyrën se si dukeshin vite më parë, apo për jetë që bëjnë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Veleshnja, i cili sot në një status në Instagram publikoi një foto ‘bio’ të Vejsiut, e cila është shkrepur shumë vite më parë dhe prezantuesja zor se njihet.

Krahas fotos, me nota ironie, Veleshnja për t’i marrë hakun Xhemit, shkruan se edhe Eminemi do ta kishte zili moderatoren për shpejtësinë e të folurit. “Alketa bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të,”- shkruan mbi foto Rezart Veleshnja.

Aktori nuk është ndalur me kaq. Krahas fotos ai shkruan, sërish me ironi, se e do shumë Alketën dhe urrën çdo njeri që e shan. “Ta dish Alketa unë të dua shumë, të kam shumë xhan, të adhuroj, madje e urrej këdo që të shan ty,”- shkruan më tej aktori.

Foto e publikuar nga Veleshnja

Ditët e fundit, moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur të sulmojë përmes revistës që ajo vetë drejton, “Class”, koleget të cilat e imituan për faktin që këndoi shumë herë dhe ndërroi tetë fustane gjatë prezantimit të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH. Ajo e filloi me motrat Vjollca, duke postuar një foto të të dyjave nga Dubai, ku Marina dhe Luana kishinshkuar me partnerët respektivë.

Krahas fotos, Alketa ironizonte jetën luksoze, por në fund shtoi se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret. Më tej vijoi me Xhemi Shehun, të cilës i publikoi një foto të vjetër, nga koha kur moderatorja ishte brune dhe me flokët me rrica.

Xhemi Shehu e imitoi vërtet Alketa Vejsiun me anë të një videoje të publikuar në Instagram, ku teksa bisedonte me Salsano Rapin, dëgjonte të thoshte se duhet të ndërrohej çdo 20 minuta se ndryshe s’kishte kuptim. Të njëjtën gjë bëri edhe Marina Vjollca. Natën e ndërrimit të viteve, gjatë puntatës së fundit të vitit 2019 të “Klanifornia”,

Marina ironizonte faktin që duhet të ndërrohej më shpesh ose që duhet të këndonte edhe ajo me të ftuarit. Alketa Vejsiu prezantoi festivalin e 58 të RTSh-së, dhe ajo që ra më shumë në sy ishte fakti që ajo ndërroi tetë fustane gjatë natës dhe këndoi disa herë.

Këto u komentuan nga shumë opinionistë me ironi dhe koleget e saj nuk e kursyen. Për festivalin e këtij viti, Dosja.al bëri edhe njjë shënim me gjithçka që çaloi dhe nuk shkonte në atë skenë që u kthye në personalen e Alketa Vejsiut.

(f.m/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...