“Ke vjédhur ndonjëherë?”, flet shpesh për ‘skifterat’, befason Bes Kallaku! Pranon që e ka bërë

Aktori i humorit Bes Kallaku përmend shpeshherë fjalën ‘skiftera’. Madje dhe roli kryesor në filmin e tij “Falco” është roli i një ‘skifteri’ që kryen vjédhje në shtetin italian.

Megjithatë Bora Zemani është kuriozuar dhe i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë aktorit të humorit.

“Ke vjédhur ndonjëherë që ishe aq mirë në atë rol?”– është pyetja që moderatorja i ka bërë Bes Kallakut.

“Përveç që i kam vjédh zemrën Xhensilës, vjédhje tjetër të bujshme nuk kam bërë, por kemi vjédh ndonjë pulë, kemi vjédh ndonjë shalqi, ndonjë kumbull në fshat, nga këto vjédhjet e vogla, vjédhjet e bardha, kurse vjédhje të mëdha nuk na u ka dhënë rasti”,- është përgjigjur aktori Kallaku mes të qeshurave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...