Ja hodhi pa ‘u lagur’ pas pérgjimeve me Zogun, Dajana Shabani tallet publikisht: Shes vóta

Moderatorja Dajana Shabani vijon të bëjë humor me faktin që në përgjimet e Zogut të Tiranës, u zbulua se kërkonte vóta në këmbim të 2 mijë lekëve. Në një status në rrjetet sociale, Shabani, krejt ironi, teksa një ndjekës e pyet se me çfarë merret, përgjigjet se shet vóta.

“Është sport i vështirë, s’ka parë kush hajër. A mund ta di me se merresh se je shumë e famshme,”- pyet ndjekësi.

“Me asgjë, shes vota. Edhe vetë qesha kur ktheva përgjigje,”- shkruan Dajana, përgjigje që shihet e publikuara edhe nga vetë moderatorja në Instastory.

Pak ditë më parë gazetari Elton Qyno, publikoi disa përgjime nga dósja e Hermes Nikajt, i njohur si “Zógu i Tiranës”. Në përgjime dilte dhe emri i Dajana Shabanit, e cila ditën e zgjedhjeve kishte telefonuar Nikajn dhe i kërkonte që të shkonte të votonte, pasi ia kishin kërkuar dhe i duhej me patjetër. Ndërkohë moderatorja foli dhe e hodhi poshtë këtë gjë duke u shprehur se sipas saj ishte një bisedë mes miqsh në emision.

Dosja.al investigoi rreth datës së bisedës së bërë mes Shabanit dhe Nikajt, dhe zbuloi dy gënjeshtra të moderatores. E para, fakti që moderatorja deklaroi se biseda është bërë gjatë transmetimit live të emisionit që ajo prezantonte, bie.

Televizoni ku ajo punonte ka qenë në trasmetim live për zgjedhjet dhe emisioni i saj nuk bëhej kurrë ditën e dielë, por ka qenë nga ora 07:00 deri në orën 10:00 nga e hëna në të premte. Ndërkohë sipas përgjimeve të Prokurorisë, Dajana ka folur pasditen e të dielës me Hermesin, në kohën që kutitë e votimit ishin drejt mbylljes. E dyta, moderatorja në reagim vijonte më tej dhe shprehej se biseda ka qenë mes miqsh, ku i ofronte 2 mijë leke, e ky i fundit do i niste me foto gishtin që kishte votuar para mbylljes së kutive.

Po kështu kolegu u saj, tashmë i ndodhur në burg, shprehej i kënaqur, për mos të thënë i lumtur, që do merrte 2 mijë lekë. Ndërkohë Shabani, sipas përgjimeve të Prókurorísë, i kërkonte ‘Zogut të Tiranës’ që të merrte dhe “grupin e gatshëm në votime”, ose ndonjë shoqe me mamin që të bëheshin sa më shumë vota. Por pavarësisht përgjimeve dhe bisedave, Dajana Shabani përveçse ja hodhi pa ‘u lagur’, vijon edhe të bëjë humor me faktin që ka kërkuar vota në këmbim të parave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...