Një 43-vjeçar nga Tepelena ka treguar mesditën e sotme në programin “Historia ime”, në TV Klan dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar vazhdimisht nga babai i tij.

Ilir Dehari ka treguar në studio se babai e ka përçmuar dhe nuk është sjellë si prind për të. Vuajtjet nisin që nga fëmijëria dhe e kanë shoqëruar përgjatë viteve, ku grindjet me babain kanë çuar edhe në konfrontim fizik.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike, gruaja e Ilirit shprehet vetëm se ai duhet të kthehet në shtëpi se e ka babain sëmurë.