Temperatura deri në -10 gradë, parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Temperaturat gjatë javës së dytë të 2020-ës do të bien ndjeshëm, kryesisht në zonat malore deri në -10 gradë celcius, ndërsa të hënë dhe të martë vendi do të përfshihet nga stuhi të forta ere.

Shërbimi Meteorologjik Shqiptar sjell parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme:

Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell. Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për nesër ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës.

Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites.

Për tu theksuar është se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore. Me pikun më të lartë ditën e Martë dhe të Mërkurë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.

Gjithashtu për tu theksuar është se si përgjatë ditës së sotme ashtu dhe ditën e Hënë dhe atë të Martë do të ketë erë intensive (stuhi ere) me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që do të arrijë deri në 20-30m/s. Intensiteti i erës do të bjerë nga dita e Mërkurë duke fryrë e qetë.

Qëndroni me SH.M.U për përditësime të herëpashershme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...