Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione zyrtare mbi situatën në disa akse rrugore pasi në disa zona kanë nisur reshjet e borës. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të vendosin goma dimërore dhe zinxhirë.

SITUATA

Rajoni Verior
👉Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës ❄️ por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë 🚜 dhe është në terren me mjete e punëtorë 👨🌾 nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror
👉Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor
👉Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë ✅
🚧Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
#UdhëtoniTëSigut
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam