Kush është Prelë Milani, poeti dhe publicisti me uniformë policie që ishte shenjestër e shpërthimit në Shkodër…

Polici Prelë Milani është mjaft i njohur në Shkodër dhe jo vetëm për shkak të uniformës blu.

Ai është poet dhe publicist mjaft i njohur, por edhe aktiv në Shoqatën “Dukagjini” dhe gazetën me të njëjtin emër që ajo boton. Prelë Milani është autor librash por edhe shkrimesh të ndryshme problematike e sociale. Shpesh ka dhënë opinione edhe në studio televizive lokale për tema të ndryshme, kryesisht ato që lidhen me zhvillimin e zonës së Dukagjinit, nga e ka edhe origjinën Milani.

Ndërkohë, natën e kaluar, Prelë Milani sapo kishte dalë nga shtëpia rreth orës 22:45 për të shkuar në punë sepse ka qenë i gatshëm, ndërsa brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortja dhe vajza e tij kur papritur kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm duke patur vetëm dëme materiale.

Shpërthmi ishte afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës si polic dhe komandant poste në Theth. Çështja e kultivimit të dr.ogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjesim të lëndëve na.rkotike si pjesë e policisë.

Polici Milani ka mohuar të ketë patur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejpërdrejtë dhe se nuk ka një ide se kush mund të jenë autorët por dyshon fort se shpërthimi në banesën e tij mund të jenë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij të përditshme si efektiv policie. Ende policia nuk ka autor të dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për identifikimin e tyre.

/marre nga shkodra web/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...