Luleradhiqja ose e njohur ndryshe me emrin shkencor Taraxacum officinale është një lule e egër që gjendet fushave.

Vetitë e saj janë të shumta edhe pse shpesh të panjohura apo të nënvlerësuara nga njerëzit.

Luleradhiqja është një bimë që pastron mëlçinë dhe veshkat. Me veti diuretike, pastruese, mineralizuese etj, luleradhiqja ndihmon për të luf tuar dhi mbjet e kokës, kolesterolin e lartë si dhe nxit tretjen, transmeton Gazeta Blic.

Përdorimi

Të gjithë pjesët e bimës janë të përdorshme. Rrënjët e saj mund të përdoren për të nxitur djersitjen, për të pastruar organet e frymëmarrjes dhe gjakun apo për të shkrirë shtresat dhjamore.

Kompresat nga çaji i luleradhiqes qetësojnë irritimet e lëkurës dhe puçrrat, pasi kanë ndikim antimikrobal dhe antiviral.

PUBLICITET