Fill pas festave të fundvitit, shqiptarët po përballen me virozat e stinës! Temperaturat e ulëta kanë rikthyer gjendjen gripale.

Një numër i madh njerëzish, ku më të ndjeshëm janë fëmijët, po përballen me temperaturë të lartë, kollë apo infeksione të tjera si vesh dhe sy.

Sipas Top Channel, mjekët paralajmërojnë prindërit që të shmangin nxjerrjen e fëmijëve në mëngjes dhe darkë vonë. Pavarësisht masave të marra, askush s’ju shmang dot atmosferës festive atje jashtë, prandaj momenti për t’i kaluar ditët e gripi është tani.

Mjekët sugjerojnë prindërit që përveç konsumimit të lëngjeve të bëjnë kujdes me ngrohjen e ambjentit. Ndryshimi drastik i temperaturave s’është aspak i favorshëm. Të paktën çdo dy orë duhet të hapin një dritare për t’u ajërosur ambienti.

Përveç rregullave të përgjithshme, më poshtë do të gjeni një listë me gjëra që do t’ju shpëtojnë nga gripi i besdisshëm.

1. Gargare me ujë me kripë disa herë në ditë.

2. Konsumoni hudhër (të pagatuar). Hudhra shërben si antibiotik dhe ndihmon në aktivizimin e sistemit imunitar.

PUBLICITET