ERA E FORTE RREZON PEMET NE TIRANE,NUK KA TE LENDUAR

Era e fortë që përfshiu vendin ka rrëzuar pemën gjigante të Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”.

Pema e dekoruar për festat e fundvitit ka rënë, ndërsa menjëherë kanë mbërritur edhe punonjësit bashkiakë. Nuk raportohet për të lënduar, pasi fatmirësisht nuk ka pasur njerëz rreth pemës në momentin e rrëzimit. Edhe çadrat e disa bizneseve në sheshin ‘Skënderbej’ janë rrëzuar duke shënuar vetëm dëme materiale.

Era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin, ka rrëzuar një pemë tek zona pranë kryeministrisë. Pema ka rënë në trotuar duke bllokuar kalimin për kalimtarët. Nga rrëzimi i pemës nuk ka persona të lënduar, ndërsa pritet mbërritja e punonjësve bashkiakë për të bërë të mundur zhvendosjen e saj.

Një pemë është shkulur e gjitha dhe ka rënë pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Stuhia e erës ka sjellë probleme të mëdha në kryeqytet, ndërsa ka edhe panik tek banorët të cilët kanë dalë të gjithë jashtë për të lëvizur automjetet e tyre nga parkimet që rrezikojnë tu bien pemë sipër.

Një tjetër pemë është shkulur dhe është rrëzuar në mes të rrugës edhe në zonën e Kinostudios.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...