Spektakli i dritave me dronë sjell imazhin e një personi që vrapon… (VIDEO)

Rreth 2 mjë dronë fluturuan mbi qytetin më të madh të Kinës, duke krijuar sfera gjigande, një tekst, madje edhe një figurë njerëzore që dukej sikur vraponte në mes të qiellit.

Rrjeti i mediave shtetërore CCTV tha se konfigurimi i bërë nga njeriu ilustroi ndryshimet e mëdha dhe arritjet e lavdishme që Shanghai ka bërë në 40 vitet e fundit të reformës.

Ajo u arrit përmes përpjekjeve të gjera të programimit për të koordinuar dronet, një gjë shumë e vështirë për tu arritur.

Kjo shfaqje është pjesë e një trendi në rritje për të gjetur alternativa ndaj fishekzjarreve, të cilat krijojnë ndotje nga zhurmat dhe tymi, të cilat mund të jenë edhe një rrezik zjarri.

Disa qytete australiane janë detyruar të anulojnë shfaqjet e fishekzjarreve në natën e ndërrimit të viteve mes krizës së vazhdueshme të zjarrit që ka shkatërruar deri më tani gjysmë miliardë bimë dhe kafshë në vend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...