Ermira Babaliu, S’ka çfarë duhet një makinë luksi në çdo videoklip, lini vetëm këngën

Ermira Babaliu, këngëtare e vlerësuar për këngët e saj, ku në çdo skenë ku ka kënduar është prezantuar më vlerat më të mira që ka kënga. Nën interpretimin e saj, këngët e kënduara nga Ermira Babaliu edhe sot janë të pëlqyera për publikun.

 

Por kur flasim sot për krijimtarinë muzikore, e cila në jo pak raste nuk përcjell ato vlera që pret të marrë publiku kanë reaguar jo pak këngëtarë dhe krijues të njohur në muzikë. Për artistët që kanë shkëlqyer në skena edhe para viteve ’90, por vazhdojnë dhe tani me këngët e tyre, duket që sot edhe videoklipet e këngëve në pjesën më të madhe lënë për të dëshiruar.

 

Në reagimet e këtyre artistëve që përmes statuseve të tyre në rrjetet sociale bëjnë të ditura jo pak probleme në këngë bashkohet edhe këngëtarja e njohur Ermira Babaliu. Në një status të saj në Facebook këngëtarja shprehet se në videoklipe nuk mungojnë makina luksi, dhe nuk i përcjell vlera publikut.

 

“Po pse duhet me patjetër një makinë luksi në çdo videoklip ? Ç’i bën kjo të mjerit popull ??? Lini vetëm këngën amaaan, ju lutem, për favore, pleaseee…”, shkruan këngëtarja Ermira Babaliu. Vetëm pak kohë më parë edhe në intervistën që dha kompozitori i njohur Agim Krajk mbi vlerat e humbura në krijimtarinë muzikore, kompozitorit iu bashkua dhe këngëtarja Ermira Babaliu.

 

Sipas kompozitorit Agim Krajka, rinia sot po ushqehet me muzikën e turmës. Deklaratën e Krajkës në një intervistë për gazetën “Sot” e mbështet edhe këngëtarja Ermira Babaliu, e cila publikon një pjesë të intervistës. Ermira Babaliu gjatë viteve të shkollës angazhohet në grupet artistike, por edhe pranë Shtëpisë së Kulturës, ku bie në sy për zërin e saj melodioz e të veçantë e që shumë shpejt u dallua nga këngëtarët e tjerë.

 

Aktivizohet pranë Estradës së qytetit, ku merr pjesë në variete të saj, si dhe në turne të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë rrethit. Merr pjesë në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë me këngën “Erdh’ pranvera”.

 

Por dhe në festivalet e këngës në RTSH, Ermira Babaliu vlerësohet me çmime të ndryshme. Në konkurrimin e interpretuesve të këngës, vlerësohet si këngëtarja më e mirë e vitit 1994 me këngën “Emri më i bukur”.

 

Me çmim vlerësohet edhe me këngën tjetër, “E njëjta ëndërr”. Më pas është shfaqur në publik sidomos nëpërmjet serenatave korçare, të bëra mjaft popullore dhe që ia shtuan adhurimin dhe famën.

Marrë nga : Agjensia e Lajmeve Sot News

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...