“Po shkoj në tualet…”/ U zhdúk pa nam e nishan për dy ditë, gjendet 15-vjeçarja shqiptare në Kosovë, e motra e pa në një makinë të dyshimtë, personat që e shoqëronin u larguan pa lënë gjurmë

Gjendet Erisa Zagori, 15 vjeçarja që u zhdúk prej datës 1 janar 2020. Familjarët bënë me dije për mediat e Kosoës se vajza ishte gjetur në një prej rrugëve të Fushë-Kosovës.

Ata gjithashtu bënë me dije se e mitura ishte duke u marrë në pyetje nga Pólícía pasi u gjet nga motra e saj.

“E ka gjetur e motra, e pa në një makinë të dyshimtë dhe personat, të cilët ishin me të u larguan menjëherë…”, thonë familjarët.

Adoleshentja ishte kthyer bashkë me familjen nga Austria për të festuar ndërrimin e viteve në Kosovë, por që prej të mërkurës ajo nuk ishte parë më nga askush. Ajo ishte ndarë nga nëna e saj në Stacionin e autobusit dhe që prej atij momenti, familja e kërkoi kudo.

“Të mërkurën në ora 17:00 prej Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici”, ka thënë një familjare

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...