‘Kemi një rast të mirë’/ Kush është ish-missi në bisedat me pullë të kuqe të Zogut me parukieren, Anjeza Bena: Na e sill për qejf, jo për hall (PËRGJIMET)

Përgjimet e Hermes Nikajt i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, janë kthyer tashmë në një “minë” me sahat për të gjithë personazhet e përfshirë në këtë dosje.

Prokuroria akuzon Nikajn si shfrytëzues prostitucioni, që ka futur në rrjet madje edhe një police, por edhe vajza të njohura të showbizzit. I tillë është edhe rasti i një ish-missi.

Gazetari Elton Qyno ka publikuar sot pjesë të tjera të përgjimeve, ku Nikaj bisedon me Anjeza Benën, e akuzuar edhe kjo e fundit për shfrytëzim prostitucioni, për një modele. Dosja.al, ka mësuar se modelja është ish-miss Albania, Eria Ago, e cila kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime përmes Zogut të Tiranës.

Më 14 korrik 2019, në orën 10:48 (Zogu i Tiranës) është telefonuar nga Anjeza Bena, pronare e një qendre estetike në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku Bena i kërkon vajza Zogut dhe siç thotë ajo i do për qejf jo për hall. Bena i flet Zogut në mënyrë të koduar, duke i pohuar se vajzat i do për “sfilatë”, duke nënkuptuar kryerjen e marrëdhënieve intime.

Biseda e përgjuar nga prokuroria:

Zogu:Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë

Anjeza:Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?

Zogu:Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar

Anjeza:Ça bëhet mo?

Zogu:Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput

Anjeza:Po si të gjithë

Zogu:Si të gjithë, çfarë do bëjmë?

Anjeza:Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin

Zogu:E di, po po.

Anjeza:Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…

Zogu:Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej

Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall

Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë

Anjeza:Kuptoj,po “K” (përmend emrin e një vajze) ku e kemi?

Zogu:Se di, se kam takuar fare, ka 1 jave

Anjeza:Ku mblidhet ajo,dëgjohemi?

Anjeza:Po mirë i the “M” (përmend emrin e një vajze), ça tha?

Zogu:Po i thashë, do ta japi Shpresa një kafe 20 mijë lek

Anjeza:Ça tha, do t’ja jam me gjithë men, se bej veten për 20 mijë lekë apo 30 mijë lekë.

Zogu:I thashë

Anjeza:I the, kur ishte tani ajo?

Zogu:Tashti ishte tek çuni vetë

Anjeza:Në uzinë traktori?

Zogu:Nuk e di, do ta takoj “F” djalin e vetë, unë se mbarova emisionin

Anjeza:Mirë ma çon dot numrin e ‘M’ (përmend emrin e një vajze) me mesazh?

Zogu:Ta çoj unë numrin e ‘M’ tashi.

Zogu:068XXXXX031 numri i ‘M’ .

Hermes Nikaj u árrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe sèks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me Artur Gjinin nga Mamurrasi në momentin që është arrèstuar.

Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar, ndërkohë që dëshmia e D.N, vajza e cila u kap me Nikajn dhe Gjinin në autostradë ka zbuluar të gjithë skemën e prositucionit që kryesohej nga “Zogu “.

(F.g/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...