PREKËSE/ Nëna vdés pak minuta pas të birit në Drenicë, s’duroi dot dhimbjen dhe zémra e lëshoi, djali la pas 4 fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku Miradie dhe Luan Alushani kanë ndërruar jetë.

Luan Alushani, babai i 4 fëmijëve, vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore, ndërsa e ema ndërroi jetë pas një sulmi në zemër kur mori vesh që djali vdiq.

Mediat kosovare shkruajnë, se gjendja e Luanit ishte përkeqësuar mbrëmjen e djeshme, dhe familjarët nuk arritën që t’a gjenin gjallë në spital.Në momentin kur Miradie ka mësuar lajmin, ajo ka pësuar një atak kardiak dhe ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, mësohet se Miradie e kishte humbur edhe një djalë tjetër në luftën e Kosovës. “Jemi shumë të pikëlluar. Nuk po mund që ta besojmë. Luani i ka pasur disa probleme shëndetësore. Ka pas sulm në zemër. E kanë dërguar në spital, por aty ka vdekur.

Kur ka dëgjuar nëna Miradie se i vdiq djali, iu ka përkeqësua gjendja shëndetësore, e pas disa orëve edhe ajo ka vdekur”, i tha Gazetës Express, një familjar i të ndjerëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...