“Humbëm djalin me sy blu, vëlla, si do t’a përballojmë?”, dedikimi i të afërmes së çiftit të vrárë: Ike me dashurinë e jetës, të dua cuca

Vrásja e çiftit Lindita dhe Veton Musai në Melbourne të Australisë ka tronditur të gjithë të afërmit e dy të rinjve. Një prej tyre, Fatima Musai, në një dedikim në rrjetet sociale, e quan Vetonin “vëlla” e më tej shpreh dhimbjen teksa e quan atë “djali me sytë blu”.

Reagimi i plotë:

Jam plotësisht pa fjalë. Ne kemi humbur djalin tonë me sy blu. Jetët tona nuk do të jenë më kurrë njësoj tani. Vëllai im i mrekullueshëm, si do ta përballojmë ne këtë? E vetmja gjë që më qetëson është të di se ti ike së bashku me Linditën, me dashurinë e jetës tënde. Një dashuri që ishte aq e rrallë. Ju do të jeni përgjithmonë në zemrën time, nuk mund të pres ditën kur të gjithë do të jemi bashkë përsëri. Të dua “cuca””.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e datës 31 dhjetor në Melbourne të Australisë, ku një çift i ri shqiptarësh është vrárë me ármë zjarri nga babai i vajzës. Veton dhe Lindita Musai, 29 dhe 25 vjeçe janë qëlluar për vdékje para shtëpisë së tyre. Pas aktit të rëndë, Osman Shaptafaj, babai i vajzës tentoi të vriste véten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...