Dy të rinj humbin jetën në mënyrë tragjike

Dy të rinj kanë humbur jetën këtë fillim viti. Në Berat, një 14-vjeçare nga fshati Syzës ka gjetur vdekjen pasditen e së mërkurës. Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Viktima E.Ç., është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes. Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide.

Ndërkohë në Përrenjas, një i ri ka humbur jetën në rrethana të pazakonta. 24- vjeçari M.Allhidri ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe.

Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe, por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme. Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...