Aksident me dy të vdekur, policia jep detajet

Është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona. Dy viktimat kanë qenë një burrë dhe një grua, të cilët janë ende të pa identifikuar.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Xhamlliku”. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, ndërsa forcat e policisë kanë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët gjithashtu kanë pësuar lëndime.

Njoftimi i policisë

Tiranë/ Informacion Paraprak

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...