Lleshaj falënderon policët në shërbim: Ky vit u prit në mënyrën më dinjitoze, pa incidente e me shumë gëzim

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ishin mbrëmë në sheshin “Skënderbej” për të falenderuar të gjitha forcat e policisë që natën e ndërrimit të viteve e pritën në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

 

Ai tha se fatmirësisht ky vit nuk shënoi incidente dhe se nuk pati ‘zhurmë’ duke ju referuar kontrolleve të shumta që policia ka zhvilluar këto ditë festash për të mos lejuar tregtimin e mjeteve piroteknike, të ndaluara me ligj.

 

“Ardhja e këtij viti është pritur në mënyrën më dinjitoze, pa shumë zhurmë, por me shumë gëzim e lumturi. Uroj të gjithë shqiptarët, por në radhë të parë punonjësit e Policisë së Shtetit, të Zjarrfikëses, të mjekësisë dhe të gjithë ata që sot e presin vitin e ri duke kryer shërbim dhe jo pranë familjeve të tyre”, tha ministri.

 

Në shenjë falënderimi, ministri Lleshaj u dhuroi efektivëve të policisë nga një pako simbolike të përgatitur nga Ministria e Brendshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...