Horoskopi vjetor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë 2020-s

Dashi: Për të lindurit në shenjën e Dashit viti 2020 parashikohet shumë i qetë dhe ndryshimet do të ndodhin vetëm nëse ju do t’i bëni ato. Ju jeni aventurierë dhe njerëz entuziastë. Miqtë që ju rrinë pranë nuk mërziten kurrë, nëse janë afër jush. Jeta sentimentale po ashtu do të jetë e qëndrueshme.

 

Përvojat tuaja të së shkuarës mund të kenë qenë traumatike, por këtë vit gjërat do të shkojnë më mirë për ju dhe partnerët tuaj. Nëse mendoheni mirë para se të flisni, gjërat do të jenë më të lehta. Nëse jeni beqarë, bëni mirë të dilni me miqtë, pasi diçka mund të ndodhë. Romancat lindin në vendet më të çuditshme. Do të jeni më të lumtur, nëse do të dilni me dikë që ka shumë gjëra të përbashkëta me ju. Flisni me të tjerët për nevojat që kanë dhe mundohuni t’ua plotësoni.

 

Qetësia do të karakterizojë edhe fushën profesionale. Këtë vit do t’i ngjitni më lehtë shkallët e karrierës dhe do të jeni më frytdhënës. Ky vrull do të zgjatë deri në vjeshtë, periudhë në të cilën do të dëshironi të ndryshoni vendin e punës. Kushtojuni më shumë kohë pasioneve tuaja artistike. Bëni çmos të zini miqësi me shefat, pavarësisht nga vendi ku punoni. Për sa i përket aspektit financiar, këtë vit do të keni mjaftueshëm të ardhura për gjërat bazike. Këtë vit do të ndiheni më mirë si fizikisht, edhe mendërisht. Do të kaloni më shumë kohë në natyrë dhe jo duke ia ngulur sytë telefonit. Këtë vit do të jeni më realistë, më të përqendruar e më shumë ambiciozë. Sa më shumë të dilni, aq më shumë do të argëtoheni dhe do të njiheni me njerëz të rinj. Dilni dhe provoni gjëra të reja!

 

Demi: Të lindurit në shenjën e Demit janë përballur me shumë ndryshime gjatë vitit 2019. Do ta keni paksa të vështirë të përqendroheni, por do të bëni maksimumin. Ju jeni bujarë dhe miqësorë, kujdeseni shumë për të tjerët. Jeni njerëz këmbëngulës dhe me shumë ambicie. Shpeshherë ndiheni xhelozë dhe kokëfortë, por kush nuk ndihet, tekefundit? Jeta juaj sentimentale do të jetë shumë e qetë, do të jeni në harmoni me veten dhe me partnerët. Nuk keni shumë qejf që të bëni shumë ndryshime në marrëdhënie. Nëse jeni beqarë, ky është çasti i duhur që të shfrytëzoni aftësitë tuaja romantike. Hiqni dorë nga rutina e mërzitshme ditore dhe provoni gjëra të reja sa për të trazuar pak ujërat. Nëse doni t’ia dilni mbanë në aspektin profesional, përvishini mëngët dhe silluni me profesionalizëm. Nëse keni aktivitetin tuaj privat, ky vit do të jetë disi më stresues. Përpiquni të përdorni aftësitë tuaja krijuese. Sigurohuni që të bëni zgjedhjet e duhura, edhe nëse do t’ju duhet pak kohë. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Nisni një rutinë të re, pjesë e së cilës të jetë dhe aktiviteti fizik dhe mbani një dietë të ekuilibruar. Miqtë dhe familjarët tuaj ju gjenden gjithmonë pranë për t’ju ndihmuar. Punën hidheni pas krahëve sapo hyni në shtëpi. Kaloni më shumë kohë duke bërë gjërat që doni dhe viti do të jetë i mrekullueshëm!

 

Binjakët: Për Binjakët viti 2020 do të shënojë një fillim të ri. Nëse jeta që po bëni ju duket paksa e zymtë, provoni gjëra të reja. Nëse ritmi është shumë i shpejtë, hiqni dorë nga disa dhe mos e shndërroni jetën në rutinë. Mos bëni kompromise me askënd. Për shkak të karakterit tuaj të dyfishtë, të lindurit në shenjën e Binjakëve keqkuptohen. Jeni të zotë për të zënë miq të rinj e për t’i mbajtur pas vetes. Personat që ju rrinë afër e kanë të vështirë të mësohen me ju, por, kur i hyni dikujt në zemër, i falni shumë gëzim. Jeta sentimentale do të jetë më e vrullshme këtë vit. Partnerët tuaj, më në fund, do të vihen në lëvizje. Keni nevojë për dashuri e dhembshuri që marrëdhënia juaj të quhet e suksesshme. Përpiquni t’i shmangni debatet për vogëlsira. Hapuni me partnerët sa herë që keni probleme. Binjakët janë më të përqendruar te lidhja me partnerin, sesa te miqësitë. Për sa i përket aspektit profesional, do të keni nevojë për pak hapësirë personale. Të tjerët do të presin më shumë nga ju këtë vit. Edhe pse stresi ju përndjek gjithmonë, përpiquni të mos e përmendni kudo ku shkoni. Gjatë vitit 2020 nuk duhet të shqetësoheni për financat. Keni mjaftueshëm edhe për t’u argëtuar. Vetëm ruani ekuilibrin dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse doni të jeni të shëndetshëm, përpiquni të bini nga pesha dhe të ushtroheni më shumë, por edhe të hani ushqime të pasura me fibra. Pushoni pak më shumë, pasi shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik. Këtë vit Binjakët duhet të përqendrohen te vetëpërmirësimi dhe te puna. Ndonjëherë jeta duket e vështirë, por ju i kapërceni të gjitha.

 

Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres këtë vit do të mësojnë shumë për veten duke parë të tjerët. Te fëmijët do të vini re atë çka keni qenë dikur, te dy partnerë do të shihni dashurinë e fortë që keni pasur dikur apo te një koleg punëtor do t’ju bien në sy aftësitë dhe do të aspironi të bëheni si ai. Pra, gjatë këtij viti do të reflektoni shumë. Gaforret njihen si njerëz shumë emotivë. Mund të jenë të dashur, por njëherazi xhelozë. Mund të jenë inteligjentë dhe me imagjinatë të zhvilluar, por edhe kokëfortë. Nuk para i kanë qejf ndryshimet, e megjithatë viti 2020 do të sjellë plot ndryshime. Nëse jeni beqarë, do të gjeni dashurinë e madhe këtë vit. Por, para se të kërkoni një partner të ri, përpiquni të kuptoni ç’kërkoni nga një marrëdhënie. Ndoshta romancën do ta gjeni te një mik. Gjatë vitit 2020 do të jeni më miqësorë me të tjerët dhe kështu do të tërhiqni pas vetes më shumë njerëz. Në aspektin profesional duhet të punoni më shumë për të fituar besimin e të tjerëve. Viti do të jetë disi konfliktual. Vetëm të mira do të vijnë, nëse nuk i refuzoni sfidat. Objektivat personalë janë një mënyrë e mirë për t’u motivuar. Në aspektin financiar do të jeni me shumë fat, aq sa edhe do të kurseni. Nuk do të jeni edhe aq energjikë, ja pse duhet të merreni më shumë me aktivitet fizik. Pika juaj e dobët është metabolizmi i ngadaltë. Për këtë arsye duhet të krijoni një rutinë më të vrullshme. Nëse doni që jeta juaj të ndryshojë, shfrytëzojini mundësitë. Bëni kurajë. Ndryshimi mund të jetë i frikshëm, por gjatë vitit 2020 sa më shumë ndryshime të ketë, aq më mirë do të jetë.

 

Luani: Të lindurit në shenjën e Luanit gjatë vitit 2020 do të përqendrohen tek arritjet personale. Do të ndiheni më energjikë se kurrë, aq sa i gjithë ky vrull do të ndikojë tek objektivat personalë dhe ëndrrat tuaja. Luanët janë ambiciozë dhe të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të ecur përpara. Sigurisht që janë shumë bujarë pasi arrijnë atë që duan. Luanët janë mendjehapur, krijues dhe ke qejf të shoqërohesh me ta. Viti 2020 do të jetë viti i ndryshimit në marrëdhënie. Jeni apo s’jeni me njeriun e duhur në krah, lidhjet sentimentale do të përballen me vështirësi. Doni gjithmonë të dini më shumë për partnerët. Kurrsesi s’ju këshillojmë të lidheni me miqtë, pasi do të jetë e kotë. Angazhohuni më shumë me familjen. Miqtë e familjarët mërziten shpeshherë nga jeta që bëni, ndaj shmangini sa më shumë festat deri natën vonë. Këtë vit do të përqendroheni shumë te karriera. Edhe pse do të përballeni me disa çështje burokratike, gjithçka do të shkojë vaj. Përpiquni të afroheni më shumë me kolegët dhe shefat, pasi kjo gjë sjell qëndrueshmëri. Mos krijoni konflikte në ambientet e punës. Këtë vit do të përpiqeni të kurseni para dhe buxheti financiar do të jetë shumë thelbësor, pasi keni ndër mend të bëni investime. Ndoshta gjatë viti 2020 do të jeni më impulsivë se zakonisht dhe do të doni të provoni gjëra të reja. Problemi më i zakonshëm i të lindurve në këtë shenjë është mungesa e gjumit, ndaj kushtojini më shumë rëndësi. Për ju çdo vit është i mbushur me mundësi të reja, ndaj mos çoni dëm asnjë ditë.

 

Virgjëresha: Viti 2020 do të jetë pak a shumë i ngjashëm me 2019-n. Kjo nuk do të thotë se s’ka vend për përmirësime. Duhet të përpiqeni në maksimum që të ndryshoni, edhe pse jeta juaj sociale apo profesionale duket sikur mbetet në vend numëro. Femrat e kësaj shenje kanë karakteristikat më të mira për të qenë nëna të suksesshme. Të lindurit në këtë shenjë janë modestë, praktikë, por edhe të përsosur. Konservatorë dhe inteligjentë, tipare dalluese të kësaj shenje. Nëse gjërat shkojnë mirë për ju, atëherë s’është nevoja të bëni ndryshime në jetën sentimentale. Ndoshta keni pasur probleme në komunikim me partnerët apo thjesht keni në krah personin e gabuar. Ndoshta gjatë vitit 2020 do të merrni disa vendime impulsive, ndaj mendohuni dy herë para se të merrni përsipër angazhime serioze. Do t’ju jepen mundësi për të përmirësuar marrëdhëniet me miqtë dhe familjarët tuaj. Detyra juaj e vetme është të mendoheni mirë para se të flisni dhe nuk do të keni asnjë problem. Sa për aspektin profesional, këtë vit do të shkëlqeni falë aftësive tuaja të natyrshme. Për sa u përket financave, do të keni mjaftueshëm të ardhura për të shpenzuar, por edhe për të kursyer. Është thelbësore që këtë vit të ushtroheni më shumë dhe të jeni në formë. Kujdesuni më shumë për veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Gjithçka do të shkojë për mrekulli, nëse e bëni.

 

Peshorja: Ky vit do të jetë më i lehtë për të lindurit në shenjën e Peshores. Do të keni më pak përgjegjësi dhe më shumë kohë për të bërë gjërat që pëlqeni. Koha që do t’u kushtoni pasioneve tuaja do t’ju dhurojë shumë gëzim. Viti 2020 është i duhuri për t’u përqendruar te vetja dhe marrëdhëniet tuaja. Sigurisht që të lindurit e kësaj shenje përpiqen të kenë çdo gjë në ekuilibër, janë shumë socialë, por edhe romantikë. Nëse në të shkuarën keni pasur probleme me jetën sentimentale, këtë vit gjithçka do të jetë më në harmoni. Mësoni nga gabimet e së kaluarës. Ju jeni nga ata njerëz që doni të sundoni në një marrëdhënie. Nuk i lejoni partnerët t’ju vënë në lojë dhe nuk bëni kompromise, nëse dikush ju cenon lumturinë. Shijojeni kohën me familjen, pasi gjithçka do të shkojë fjollë. Këtë vit do të ndieni dëshirën të punoni më shumë sesa normalisht. Gjatë vitit do të jeni të zënë me punë, por mos u ndieni fajtorë, nëse në disa çaste do të ndiheni të vënë për fund. Keni të drejtë që herë pas here edhe të pushoni. Përqafojeni strategjinë e punës në grup. Për sa i përket anës financiare, në vitin 2020 do të keni më pak shpenzime. Ju këshillojmë të kurseni para sa herë që keni më tepër, por me shumë të drejtë mund ta llastoni veten gjatë fundvitit. Gjatë muajve të parë të vitit do të jeni të mbushur me energji, ndaj shfrytëzojini. Të Njerëzit e shenjës së Peshores zakonisht janë dembelë kur vjen puna tek aktiviteti fizik, ndaj ju këshillojmë që të paktën të ushqeheni mirë. Viti 2020 do të jetë i shkëlqyer për ju.

 

Akrepi: Gjatë vitit 2020 do të ndiheni sikur jeni çliruar nga një e shkuar që ju ka munduar shumë. Jeni më të lirë për të marrë vendimet tuaja. Përqendrohuni sa më shumë te pasionet tuaja dhe bëni gjërat që dëshironi. Të lindurit e kësaj shenje janë ambiciozë, të vendosur, emotivë, xhelozë, të fshehtë dhe intuitivë. Pikërisht këto tipare do të ndikojnë te viti 2020. Jeta sentimentale s’do të ketë ndryshime të mëdha, përveçse parashikohet që pasioni juaj të jetë më i madh në marrëdhënie. Nëse keni partnerët e duhur në krah, do të jeni më romantikë. Nëse jeni ende beqarë, futjuni punës për të bërë për vete atë që doni. Qofshi vetëm apo të lidhur, këtë vit do ta keni të vështirë t’i drejtoni ju marrëdhëniet, ndaj është më mirë që t’ua lini në dorë partnerëve. Qetësohuni dhe nëse duhet të bëni diçka serioze, mendoni për pasojat para se të veproni. Viti 2020 do të jetë shumë frytdhënës. Me gjasë do të doni të ndryshoni vendin e punës apo krejtësisht rrjedhën e karrierës suaj. Përpiquni të gjeni një vend pune që u shkon për shtat aftësive tuaja. Nuk ka kuptim të lini një punë të mërzitshme për një punë tjetër të mërzitshme. Nëse keni dhënë para hua, është çasti t’i kërkoni mbrapsht. Krahasuar me vitin e kaluar, gjatë viti 2020 do të ndiheni më energjikë, do të kaloni më shumë kohë me miqtë e do të angazhoheni në aktivitete fizike. Si rrjedhojë, metabolizmi juaj do të jetë më i shpejtë dhe do të jeni të shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Nëse merrni vendimet e duhura, viti 2020 do të jetë i mrekullueshëm.

 

Shigjetari: Këtë vit do të ndiheni më të sigurt, gjë që do t’ju ndihmojë në shumë aspekte të jetës suaj. Do të zgjidhni çdo problem me të cilin jeni përballuar më parë. Është çasti i duhur për të mos e kthyer kokën pas tek e shkuara dhe të punoni për një të ardhme më të mirë. Nëse doni të bini në sy, duhet të tregoheni të duruar, shumë socialë dhe guximtarë. Shigjetarët janë optimistë, të pavarur, aventurierë, të sinqertë, të papërtuar dhe të drejtpërdrejtë. Nëse jeni beqarë, bëni mirë të kërkoni një partner/e, pasi do ta gjeni dashurinë aty ku s’e prisni. Do të njiheni me njerëz të rinj. Nëse do të keni probleme me partnerët, mos i nxitni të veprojnë siç doni ju, por bindini me ndjeshmëri. Në karrierën tuaj profesionale do të bëni përpara. Praktikisht, gjatë vitit 2020, pikërisht puna do t’jua marrë gjithë energjitë. Ky është viti i duhur që t’i kërkoni eprorit të realizojë një projekt tuajin apo të hapni një biznes të ri. Ky do të jetë një vit shumë frytdhënës si në aspektin profesional, edhe në atë financiar. Përpiquni të ushtroheni sa herë të mundeni, por zgjidhni sporte të lehta për të shmangur dëmtimet. Rrini larg alkoolit, pasi dihet që Shigjetarët kanë probleme me mëlçinë. Shtojini më shumë fibra dietës suaj. Gjatë 2020-s do të përballeni me shumë sfida dhe do të bëni zgjedhjet e duhura. Mos harroni të pushoni më shumë dhe të qëndroni me njerëzit që ju duan. Viti 2020 do të jetë viti i pasioneve tuaja.

 

Bricjapi: Viti 2020 do të jetë një vit i shkëlqyer për të përmirësuar veten në fushën sociale, në atë profesionale, por edhe në atë personale. Nëse vendosni, do t’ia dilni. Bricjapët njihen si njerëz shumë praktikë dhe ambiciozë, të duruar dhe hera-herës edhe të përsosur. I marrin vendimet me kujdes, ndonjëherë janë edhe pesimistë. Kur të gjeni paqe me veten, do të shfrytëzoni çdo mundësi që do t’ju jepet. Jeta sentimentale do të jetë epiqendra këtë vit. Ka ardhur çasti të angazhoheni më shumë, sidomos nëse keni një marrëdhënie afatgjatë. Do të hidhni hapa më të rëndësishëm, si: bashkëjetesa, martesa apo një fëmijë, gjë që e kërkoni prej kohësh. Nëse jeni ende beqarë, atëherë nisni të kërkoni në rrethin tuaj shoqëror. Bëni çmos të kuptoni se çfarë kërkojnë partnerët në një marrëdhënie dhe kushtojuni rëndësi nevojave të tyre. Synimet tuaja profesionale janë shumë të qarta. Këtë vit do t’ju ndihmojnë kontaktet dhe klientët tuaj të vjetër, nëse doni të keni sukses. Do t’u bini në sy eprorëve, dhe kjo sigurisht që do të sjellë edhe të ardhura. Fillimi i vitit do të jetë disi i vështirë nga ana financiare. Menaxhojeni më mirë buxhetin. Mos e lini pas dore pamjen e jashtme duke u përqendruar vetëm te vetëpërmirësimi. Mbani një dietë të ekuilibruar dhe gjithçka do të shkojë mirë. Mos harroni vizitat e rregullta te mjeku apo dentisti. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë. Shijojini mundësitë që ju jepen.

 

Ujori: Viti 2020 do të ofrojë shumë mundësi të reja. Gjithçka juaja apo që ju rrethon sa vjen dhe do të bëhet më e mirë. Me gjasë, këtë vit do të ndiheni më impulsivë dhe për shkak të kësaj do të ndodhin shumë ndryshime. Do të tregoheni të drejtpërdrejtë, por kini kujdes, se mos merrni vendime të nxituara. Ujorët janë miqësorë dhe të sinqertë kur janë me miqtë e tyre. Adhurojnë të jenë të pavarur dhe krijues, njihen si inteligjentë, por shpeshherë nuk janë aspak të ndjeshëm dhe duket sikur shkëputen nga bota që i rrethon. Viti 2020 do të jetë viti kur do të vërtetoni aftësitë tuaja dhe të zhdukni çdo dyshim që kanë të tjerët ndaj jush. Ky do të jetë viti i krijimit. Pasioni do të mbizotërojë në lidhjet tuaja sentimentale. Nëse nuk keni një partner, ky është viti i duhur për ta gjetur. Falë natyrës suaj spontane, do të argëtoheni më shumë në çift. Beqarët duhet të vizitojnë vende të reja për t’u njohur me njerëz të rinj. Pikërisht mes tyre do ta gjeni edhe romancën e vërtetë. Mos u përpiqni të dukeni mirë mes njerëzve që ju njohin. Ndihuni të lirë të jeni vetvetja. Viti më i favorizuar për t’u bërë me fëmijë. Duhet të bashkëpunoni më shumë me kolegët. Lëreni mënjanë impulsivitetin dhe tregohuni më profesionalë në punë, vetëm kështu do të bëni përpara. Ndërsa në aspektin financiar do të keni të ardhura të mjaftueshme sa për të paguar faturat dhe për të larë kreditë. Madje, do t’i plotësoni vetes edhe disa dëshira, vetëm kini kujdes që të mos merrni borxhe. Gjatë 2019-s jeni përballur me disa probleme shëndetësore. Përpiquni të ushtroheni më shumë, por ju i dini mirë kufijtë tuaj. Pini më shumë ujë, ushqehuni më mirë dhe flini aq sa duhet. Nëse nuk dini si të veproni përpara disa situatave të caktuara, mos u nxitoni. Nëse i zbatoni këto këshilla, gjithçka do të shkojë mirë.

 

Peshqit: Këtë vit do të kërkoni më shumë aventura në jetën tuaj. Do të ndiheni më impulsivë, të sigurt dhe më të pavarur se kurrë më parë. Por njëherazi do të jeni edhe realistë. Të gjitha këto do të ndikojnë në personalitetin tuaj. Të lindurit e kësaj shenje janë shumë krijues dhe imagjinojnë shumë, sa hera-herës e kanë të vështirë të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Megjithatë, janë të ndershëm dhe argëtues në rrethin shoqëror. U pëlqen të mbajnë të fshehta, janë idealistë dhe intuitivë. Me pak imagjinatë, ata mund të kalojnë çdo pengesë. Jeta juaj sociale do të jetë si jo më mirë, por edhe marrëdhëniet sentimentale do të jenë më të ëmbla. Do të keni pas vetes njerëz të mrekullueshëm. Nëse keni partnerë në krah, atëherë do të zini miqësi të reja. Do të merrni ftesa të shumta për evenimente të ndryshme, ndaj mos kini frikë të shpreheni në publik. Miqtë duhet t’ju pranojnë kështu si jeni. Ju keni aftësinë të bini në sy në vendet ku punoni. Nëse tani për tani s’i vini dot në punë talentet dhe aftësitë, ka ardhur çasti të kërkoni diçka tjetër, me më pak presion. Gjatë viti 2020 s’do të përqendroheni shumë te financat, ja pse do të keni probleme me të ardhurat. Kur vjen puna te buxheti, vini në punë logjikën, jo aftësinë tuaj krijuese. Shmangni blerjet e kota. Do të kuptoni se veset tuaja ndikojnë shumë në aspektin shëndetësor, ndaj duhet të kujdeseni më mirë për veten. Këmbëngulni dhe mos dyshoni te vetja. Viti 2020 mund të jetë i mërzitshëm ose i lumtur, kjo varet tërësisht nga ju. Nëse e pranoni veten ashtu siç jeni, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Ju këshillojmë të mos e fshihni personalitetin tuaj të vërtetë. Mos kini frikë, plotësojani dëshirat vetes dhe rrini afër njerëzve që ju duan.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...