Bukuria ekskluzive shqiptare ju thërret nën bardhësinë verbuese të Thethit

Mes pasurive të panumërta natyrore, që Shqipëria “ka për pjesë” bujarisht, spikat në krye të vendit, Thethi. Lugina e mahnitshme në veri, është streha e përzgjedhur e vizitorëve vendas e të huaj, gjatë katër stinëve të vitit.

 

Thethi shtrihet me një bukuri madhështore, mes Alpeve në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës. Tre maletL Radohima, Sheniku dhe Papluku, me lartësi mbi 2 500 metra mbi nivelin e detit, janë si kurora mbrojtëse e panoramës.Lugina e lartë e Thethit, një prej zonave më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 metra mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2 630 hektarësh, e pyllëzuar dhe e ruajtur mirë nga dëmtimet.

 

Lugina e Thethit, bëhet e kuqërremtë në stinën e vjeshtës, ndërsa kur bora e mbulon, Thethi është magjepsës.Historia e Thethit dhe e Shalës është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike. Këtu kanë banuar Oksetët, Bythdosët, Berbati, Vladët, Kelmendas e ndoshta edhe grupe te tjera popullsie të pa njohura. Thethi për herë të parë shfaqet i dokumentuar në Defterin e regjistrimit të sanxhakut të Shkodrës, në vitin 1485, me emrin Fusha dhe në atë kohë kishte vetëm 7 shtëpi të mëdha. Në shekullin e XVI–të, turqit e izoluan këtë zonë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qendër në Pejë. Që nga ajo kohë, Thethi konsiderohet pjesë e Dukagjinit. Edhe sot, Shala, Shoshi dhe Pulti konsiderohen pjesë e Dukagjinit.

 

Më pas, në fillim të shekullit të XIX-të, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkojë këtë zonë me bushatëllinjtë e Shkodrës. I pari që përmend Thethin në hartën e vitit 1668, është Cornelli, ndërsa në vitin 1916-1917 shkon në fshatin Theth at Shtjefën Gjeçovi, i cili shkruan për të dhe e bën të njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollë të ndërtuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe më pas në 1936 hapet rruga automobilistike që shoqërohet një vit më vonë me hapjen e një agjencie turistike.

 

Me kalimin e viteve, prej 1968-ës e në vazhdim, do të hapen disa qendra të tjera turistike dhe do të ndërtohen godina, hotele dhe shumë objekte të tjera, që do të prisnin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa Lindore, për 35 vjet rresht dhe me rënien e komunizmit, nga e gjithë bota. Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...