Një kompani kineze ka arritur të klonojë për herë të parë një mace, ngjarje që përbën një përparim shkencor në klonimin e mëvonshëm të gjithçkaje, kryesisht kafshëve që janë bërë një simbol global si specie në zhdukje.

 

Shtatë muaj pas vdekjes së maces të tij “Ajla”, pronari i saj, Huang Yu, e gjeti vetën përsëri përballë një maceje të adhurueshme, të bardhë dhe të porsalindur.

 

“Ato duken njëlloj, janë 90% të njëjta”, siguroi 23-vjeçari Yu, i cili konstatoi se kotelja e lindur në korrik, ka pamje dhe personalitet të njëjtë si Ajla.

 

Ajla është macja e parë që u klonua nga “Sinogene”, një kompani me bazë në Pekin që ka klonuar rreth 40 qen nga 2017 e deri më sot.

 

Pronarët e kafshëve shtëpiake shpesh janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të “ringjallur” shokun e tyre të dashur pas vdekje: klonimi i një qeni kushton 48,000 euro, ndërsa i një maceje 32,000 euro.

 

Menaxheri i përgjithshëm i Sinogene, Mi Jingong, tha se pavarësisht çmimit të lartë, klientët e tij nuk janë të gjithë me ekonomi të mirë.

“Shumë prej tyre sapo janë diplomuar në kolegj. Sido që të jetë raca e kafshëve, pronarët e tyre i konsiderojnë ata si anëtarë të familjes së tyre. Klonimi i kafshëve i përgjigjet kërkesës së brezit të ri për dashuri ”, u shpreh Jingong.

 

Sipas një raporti të organizatës profesionale Pet Fair Asia dhe faqes Goumin.com, shpenzimet për kujdesin e kafshëve shtëpiake vitin e kaluar arritën në 22 miliardë euro.

 

Klonimi i maceve mund të hapë rrugën për klonimin e gjithçkaje. Muajin e kaluar Chen Daiyuan nga Akademia e Shkencave Kineze kishte zbuluar se kompania mund të konsideronte klonimin e të njëjtës mace si një “nënë” alternative.

 

Klonimi i kafshëve konsiderohet i paligjshëm në shumë vende, por lejohet në të tjera, të tilla si Koreja e Jugut dhe SHBA. Vitin e kaluar, këngëtarja Barbara Strizand klonoi qenin e saj.
Gjitari i parë që u klonua ishte një dele në Britani, në vitin 1996. Në 2005, studiues nga Korea e Jugut klonuan për herë të parë një qen. Instituti i Kërkimeve Bioteknologjike Sooam Sooam, ka njoftuar se ka klonuar 800 kafshë shtëpiake.