‘Nuk ka vit të ri për ne’, banorët jetojnë në shtëpi të pabanuara, bëjnë apelin rrëqethës

Banorët në Vorë vijojnë ende të jetojnë në kushte të mjerueshme pas tërmetit.

 

Madje një familje e përbërë nga gjashtë persona jeton në shtëpinë e pabanuar, ku i është vënë edhe kryqi i kuq për rrezikshmëri.

 

Familjarët shprehen se kanë shkuar të jetojnë në çadra, mirëpo i kanë nxjerrë nga aty dhe për pasojë janë kthyer në banesën e dëmtuar.

Ata ende nuk dinë se çdo bëhet me fatin e tyre, por nga shteti presin që t’i ndihmojë me një shtëpi.

 

Ata shprehen për Ora News:

Shkuam në çadër, edhe atje na nxorën dhe erdha në shtëpi.
Banorët ankohen se nuk kanë ku të shkojnë pasi me stinën e dimrit është e vështirë për të qëndruar dhe në çadër.

 

Më tutje theksojnë:

Nusen e kam me tension të ulët, pa punë, pa shtëpi, pa ekonomi. Kemi fjetur jashtë.
Edhe pse në prag të Vitit të ri ende nuk kanë nisur përgatitjet dhe pse dëshirën festive nuk e fshehin.

Asgjë nuk kemi bërë. Nuk ka vit të ri për ne.
Thirrja e tyre është që shteti ti ndihmojë me shtëpi dhe jo bonus qiraje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...