Partnerët italianë të Welcome Albania sollën në Shqipëri një grup të specializuar emergjencash me pajisjet më të fundit për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

 

Një grup i nevojshëm specialistësh u nisën drejt Shqipërisë me 4 autoambulanca, për të qëndruar pranë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

 

Ndonëse jemi në vigjilje të Vitit të Ri, një pjesë e madhe e këtij grupi ka qëndruar në Shqipëri, duke u marrë me shpërndarjen e ndihmave.

 

Viti i ri do t’i gjejë këta të rinj duke shpërndarë lodra për të vegjlit për të dhuruar sadopak buzëqeshje në fytyrat e tyre.

 

“Iconstyle.al” ka siguruar një video të shtetasve italianë duke dhuruar lodra për fëmijët në Renas.

 

Ata do të qëndrojnë deri në datë 5 janar në Shqipëri, dhe me sa duket festa për ta do të jenë buzëqeshjet në fytyrat e këtyre njerëzve në nevojë.

 

Në kuadër të kësaj iniciative të bizneseve, Italia ka qenë një ndër shtetet mike që ka sjellë përforcime me mjekë dhe ndihma drejt Shqipërisë.