Policia Kufitare e Rinasit njofton se ka marrë masa për përballimin e fluksit të shtuar në aeroportin kryesor të vendit.

 

Sipas njoftimit, gjatë javës së fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit,

 

ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve. Ndërsa, prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë.