2020-a, nënë për herë të dytë? Gazetarja e Top Channel jep lajmin e bukur

“Në 2019-ën, i kam thënë Jo një propozimi për të cilin jam penduar, në 2020-ën do të jem më e guximshme” ishte njëra prej pyetjeve ngacmuese të lojës që Bieta Sulo nga “Ftesë në 5” kishte përgatitur për të ftuarit pasditen e sotme, pas së cilës u zbulua edhe propozimi që Paloma kishte refuzuar.

 

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur për publikun si Paloma, pranoi se këtë vit kishte refuzuar propozimin për t’u bërë me një beb tjetër, duke e anashkaluar kështu kërkesën e së bijës për ta bërë me një motër. E keqardhur që e ka shtyrë edhe për një vit tjetër dëshirën e vajzës, Paloma tha se këtë vit do ta marrë guximin që të bëhet nënë për herë të dytë:

 

“Vajza ime kishte kërkesa, por që e lashë. Thashë vitin tjetër, vitin tjetër, por besoj do bëjmë diçka. Nuk kam nisur asgjë, por dëshira është, nëse Zoti e ka shkruar gjithmonë…”, – tha Paloma duke iu bashkuar urimit që ky vit ta gjejë nënë për herë të dytë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...