“Për asgjë nuk e tradhtoj popullin tim të Kosovës”, kryeministri Rama flet për “Mini-Shengenin” ballkanik

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në këtë prag festash uron të gjithë qytetarët një vit të mbarë, me anë të një videomesazhi në “Facebook”.

Kryeministri rikujton tërmetin e 26 nëntorit dhe uron që ky vit i ri të vij i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet shqiptare.

Rama ia kushtoi mesazhin e tij ngjarjes së rëndë të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës riter goditi vendin, por nuk la pa përmendur Shengenin rajonal duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike.

“Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb që Serbia të fuqizohet ekonomikisht. Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike që sot, kur domosdoshmëria jonë dhe jo vetëm e jona, për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejmë barrierën kombëtare për njerëzit, mallrat dhe kapitalet evropian. Qendërimi ynë as ka lëvizur dhe as do të lëviz, Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon.

Shqipëria ka arritur të bindë Serbinë që të mos kushtëzojë tryezën që ndan tryezën Kosovë-Shqipëri-Serbi. Shengeni rajonal na jep mundësinë të bëjmë atë që nuk e bëmë dot për vite të tëra. Ende nuk kam dëgjuar një argument racional kundrejt këtij projekti nacional nga SHBA. BE vitin e ardhshëm do të vendos 1.2 miliardë euro për këtë dimension të ri bashkëpunimi. Tërmeti është një forcë re për ne të prodhojmë më tepër energji pozitive”, shprehet kryeministri në fjalën e tij./topchannel

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...