Trupi i një balene është gjetur në pyjet e Amazonës. Deri më tani, askush nuk e di se si gjallesa gjigante përfundoi në këtë vend. Madje, ekspertët kanë ngelur tërësisht të çuditur nga ajo që kanë parë.

 

Kjo zonë është e mbushur me qindra lumenj, mes së cilëve edhe lumi Arizona, i cili i ka dhënë emrin xhunglës masive, e cila është më e madhja e llojit të saj në botë. Paraprakisht dyshohet se balena mund të ketë ardhur në xhungël përmes lumenjve, nga ishulli Marajo.

 

Trupi i balenës u gjet në afërsi të plazhit Aruna, i cili është më pranë grykës së gjirit të ishullit, ç’ka të lë të dyshosh se ndoshta gjallesa ka ardhur nga pjesa jugore e Oqeanit Atlantik.

 

Balena u gjet në pyllin brazilian dhe ishte fshehur mirë. Madje, disa zogj e dallëndyshe kishin krijuar foletë e tyre mbi të.