Në përgjime me Zogun e Tiranës për shitblerje votash, reagon Dajana Shabani

Ditën e djeshme, “Shqiptarja,com” zbuloi përgjimet e prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren. Ndër të tjera nga këto përgjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.

 

Hermes Nikaj telefonohet nga një numër, që sipas verifikimeve rezulton të jetë i Dajana Shabanit,e cila i kërkon Hermesit që në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra të shkojë në qendrën e votimit në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë.

 

Pas publikimit të bisedës së tyre, moderatorja Dajana Shabani ka reaguar me një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shprehet:

 

“Përshëndetje të dashur miq, ju marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim.

Ka një tendencë dashakeqe nga portalet që kur është arrestuar kolegu im, për të më lakuar me se s’bën emrin. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën personale dhe private të një kolegu.

 

Më pas po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje.

 

 

Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss “Paqe në Botë”.

 

Gjithashtu, në videon e saj ajo shkruan: “Me shkeljen e privatësisë, dhe nxjerrje tq bisedave private dhe kofidenciale, do merret avokati im! Se nëse akoma nuk e dini, quhet shkelje e privatësisë!!!!”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...