I ra xhupi me portofolin brenda teksa po zbriste nga makina, dy të rinjtë e gjejnë dhe e marrin “me stil”

Një qytetare nga Tirana, së cilës gjatë një momenti pakujdesie i ra xhupi në rrugë teksa po dilte nga makina me fëmijën e saj në krah, ka bërë një apel në redaksinë e JOQ Albania.

 

Ajo ka dërguar dy video të marra nga kamerat e sigurisë, ku shihet se xhupi, brenda të cilit ishte një portofol me karta banke, kartë identiteti, patentë dhe 80 mijë lekë, është marrë nga dy persona, një vajzë dhe një djalë, që po kalonin rastësisht në rrugë.

 

Në njërën nga videot, tregohet momenti kur qytetares i bie xhupi, ndërsa në videon tjetër dy personat marrin xhupin. Një prej tyre fillimisht e hedh me shkelm në trotuar, më pas afrohet, ulet dhe e merr.

 

Denoncuesja apelon që ata t’ia kthejnë xhupin dhe dokumentacionet përkatëse duke lënë edhe një numër kontakti, pasi në të kundërt do t’i shkojë në fund me të gjitha instancat.

 

Nëse ata e kthejnë portofolin me kartat brenda, ajo shprehet se do ta tërheqë kallzimin penal në polici.

 

Ajo tregon se ka pamje të qarta të personave në fjalë dhe se është duke shkuar në komisariat për të denoncuar ngjarjen, e cila ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:35.

 

Qytetarja thekson se dy personat në fjalë vërtetë e kanë gjetur xhupin në rrugë, por brenda tij kishte një portofol, me kartëvizitë me emër e mbiemër, dhe sipas ligjit ata duhet ta dorëzonin në polici dhe jo ta merrnin.

 

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Kam nje video te dy personave qe me kan mar xhupin bashk me portofol dhe me karta banke kart ID dhe patent dhe 80,000 All
Jam duke shkuar ke komisariati i policise ne kto momente. Nqs do ma kthejne nr im i tel eshte 0674050644 leket ti mbajne vetem portofolin te kthejne
Me mire ti kthejn vet e do e mbyll aty se te jene te sigurt qe do i gjej dhe po i gjeta do i shkoj deri ne fund me te gjitha instancat.

 

Jan nje djal dhe nje vajz. Kam dhe videon me fytyren e plote te dyve. Nuk dua tja jap qe sot se mbase e kthejne, Nqs nuk e kthejne kam kamerat e viles perball ku jam. Jan me pamje te qarte te dy personat do ju ua ve dhe ato ne dispozicion. Ora, data dhe viti ne video nuk jane te apdejtuara ngjarja ka ndodhur sot ne oren 20:35. Do e kthej mbrapsht kallzimin nese ma kthejn portofolin mjaftojn te jene kartat brenda.

 

Ata e kane gjetur ne rruge por brenda kishte nje portofol me emer mbiemer me lek me kartevizit time dhe me cdo gje tjeter dhe sipas ligjit duhet ta dorzojne ne polici dhe jo ta fusin ne xhep e ta marin. Video e pare eshte kur xhupi bie nga makina, ndersa video e dyte kur e marrin dy personat. Faleminderit”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...