“Edhe imam, edhe politikan nuk shkon”/ Ish deputeti sulmon Elvis Naçin: Shfrytëzon të mjerët për propagandë të pështirë fetare

Ish deputeti socialist Eduart Ndocaj ka folur me tonë të ashpra ndaj imamit, Elvis Naçi.
Ndocaj shprehet se Naçi shfrytëzon në mënyrë të pamëshirshme ata që ndihmon, duke bërë propagandë fetare në televizor.

 

“Elvisi bamirs apo Elvisi mashtrues.
Kë Elvis të besojmë tani, atë të xhamisë, apo atë të televizionit?
Po mirë, paratë e serbit janë harram, se na kanë vr arë e nuk duhen marrë, po paratë e turkut a duhen marrë?

Se dhe ata na kanë vra rë e prerë, dhe jo pak, por për 500 vjet rresht.
Pse serbit iu dashka thënë “shka”, e turkut “vëlla”, kur të dy veç gjak e mizerje kanë lënë pas!

Ah, po edhe xhamia, nga ku Elvisi na predikon për faljen, dashurinë, mirësinë.
Na predikon edhe se si kur dhurojmë e bëjmë bamirësi, e majta jonë të mos e dijë se çfarë jep e djathta, ndërsa vetë shfrytëzon në mënyrë të pamëshirshme ata të mjerë që ndihmon, duke bërë propagandë të pështirë fetare në TV, sa arrin deri aty dhe nxjerr fëmijë duke qarë e duke parë nga duart e tij, t’iu japë një copë bukë”, shkruan Ndocaj.

 

Ish deputeti nuk harron të përmendë edhe spitalin privat që bleu Naçi, i cili u përfol gjatë nëpër media.

 

“Si shpëtimtar i zbritur nga qielli, i pushton me krahët e tij të gjerë dhe me paratë që i derdh lumë.

Ashtu siç i derdhi për të blerë një spital privat për vetëm 300 mijë euro, kur aq kushton vetëm një pajisje skaneri.

Shumëkush mund të pyesë pse iu hodh tani në “grykë” serbit imami Elvis, në kulmin e debatit politik në Shqipëri e Kosovë, pas vizitës së Vuçiç në Tiranë, por kjo nuk është e vështirë për t’u kuptuar”, shkruan më tej Ndocaj.

 

Sipas ish deputetit, “ajo që mbetet për t’u kuptuar, është kur do të zhvishet përfundimisht Elvisi nga “çallma” e imamit dhe të dalë hapur si një alternativë politike”

 

“Se edhe imam, edhe politikan sikur nuk shkon.TURP TURP”, përfundon Ndocaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...