Gafa e kryeministrit Haradinaj rreth vdekjes së kompozitorit Kaçinari

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është ngatërruar keq në një postim në faqen e tij të Facebook për ngushëllimin që ka dashur të bëjë për kompozitorin Gjergj Kaçinari, i cili ndërroi jetë.

 

Haradinaj e ka ngatërruar atë me një tjetër kompozitor tjetër në Shqipëri, Alfred Kaçinari. Më pas statusi i Haradinajt në rrjetet sociale është fshirë.

 

Pak minuta pasi ka bërë postimin në fjalë, Haradinaj e ka fshirë atë duke e zëvendësuar me një tjetër, ndërsa këtë radhë ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, Gjergj Kaçinari.

 

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e kompozitorit të njohur prizrenas Gjergj Kaçinari. Arti dhe kultura sot humbën një mjeshtër që ka kontribuar shumë për muzikën e vjetër shqiptare.

 

Botës së kulturës do t’i mungojnë veprat dhe gjithë krijimtaria e veçantë e z. Kaçinari. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të tij.

 

I pushoftë shpirti në paqe!

 

RH”, shkruan Haradinaj në postimin e dytë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...