“Me ken shkodran, t’tana i ban”

Më duhej t’i përgjigjesha dilemës së tim biri rreth kësaj përkufizimi, i cili më shumë se një flamur mburrjeje është një definicion vlerësues i karakteristikave që më

duket se vendi injekton tek frymorët e vet. Ajo që u përpoqa t’i them telegrafisht, rreth pyetjes se çfarë do të thotë “Me ken shkodran, t’tana i ban”, ishte se koha ka treguar se nga ky qytet

kanë dalë personalitete që i janë dhënë kauzave të larta dhe kanë mundur të jenë protagonistë në skenën e madhe të sprovave. Me kaq mendova se e mbylla me të, por kisha harruar se nuk kisha mundur ta mbyll me veten.

A është e vërtetë se e virtytshmja ka edhe përkatësi krahinore? Pse duhet të besojmë se edhe vendi ushqen

te njerëzit ideale? Në një përkatësi kaq të kufizuar territoriale sa është Shqipëria, gjithnjë e kam trajtuar si anakronike, pyetjen se “prej nga je?”. Sikundër gjithnjë kam qenë i kujdeshëm të hidhem në krahët e mburrjes,

se kam lindur dhe jam edukuar në një fshat ku ndodhte diçka, apo në një qytet me tradita. Gjithsesi, në gjithë këtë shtjellë vetëmburrjeje dhe anatemimi, diçka mbetet. Nuk mund të përjashtoj në mënyrë kadegorike se vendlindja,

vendedukimi ndikojnë dukshëm në përcaktimin e profilit. Integriteti moral dhe intelektual, aftësia promovuese dhe atributet e kauzave, mund të manifestohen prej jush si një përkatësi thelbësisht personale, por nuk mund ta përjashtojnë atë krahinore.

Shkas i këtij kuvendimi dhe i shoshitjes së dilemës së tim biri është kjo foto me kolegët e mij shkodran, Indrit Isufi dhe Herion Mesi, e bërë në ditët e funvitit të shkuar. E përbashkëta nuk është vetëm kontributi angazhues, gazeta “Koha Jonë”,

as vendlindja, Shkodra. Qëllimsi e së përbashktës të ne të treve është, sipas meje, gjithçka përfaqësuese, konkuruese dhe e virtytshme, që nuk është një vlerë e jona përballjesh por dhe aftësishë. E sotmja ka nevojë për modele dhe më të mirët duhen promovuar.

Në ne të tre nuk ka vend për përsosmëri, por për manifestim të mirash që janë shtysa vazhduese e përpjekjes për të qenë kolegë të mirë dhe të përkushtuar profesionalisht, bashkëshortë të devotshëm, prindër vlerash sublime vetmohimi, qytetar të angazhuar për të përfaqësuar përmes shembullit vetjak më të epërmet aspirata civilizuese.

Nëse jemi tipa, karaktere dhe profile të veçanta, ajo që kemi të përbashkët është se kemi të njëjtat ideale, i përulemi të njëjtave lartësi dhe ofrojmë garanci qytetarie dhe emancipimi, pa i konsideruar këto vlera të trashëguara si motivim vetmburrjeje dhe kapërdisje.

“Flamuri” i përkufizimit “Me ken shkodran, t’tana i ban” më shumë se një valvitës mburrjeje mbetet një detyresë për t’i bërë të gjitha, si shkodran, me sa më shumë modesti.

Sepse nën peshën e saj përulemi ne, besojnë të gjithë ata që i përkasin gjeneratave që erdhën, dhe atyre që do të vijnë, për të marrë dritë nga dielli i saj dhe për të dhënë me mish e me shpirtë

çfarë kushin dhe kanë, si blatim i kësaj hyjnie. Sepse Shkodra, ishte, është dhe do të jetë ajo, ajo që Migjeni e donte me një “dashuri tragjike”.

Ajo që mëton Kadare në kushtimoren e këtij vigani të poezisë, Shkodra e bukur, mëkatare, me rrugët, portat, oborret

plot mister, me tregtizat, kafenetë, prostitutat, me kambanoret, minaret, procesionet, erotizmin e fshehtë, me bisedat pas darke, mondanitetin, lypësat, inteligjencien, çmendurinë.

Shkodra ishte parajsa dhe ferri I tij. “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar në të cilin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet.

Kështu do të shkruajë për të kur ta sodiste që larg: “Këtu në këtë largësi ndjej damarët e saj që rrahin, e rrahin… edhe sikur mjeku që tharpton ftyrën kur shef se pacienti I tij ka ethe, q’ashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim, tue pa se pulsi I dashnores seme nuk rreh siç duhet.”

Shkodra ishte qendër e madhe dhe plot jetë. Një nga qytetet më të lashta në krejt gadishullin, bashkëkohëse e Romës antike. Shkodra me

gjithë furtunat që i kishtin kaluar përsipër e ruante peshën dhe hijen e saj. Hijen e pushtetit të dikurshëm të padronëve të saj, derës së famshme të Bushatllinjve, shpatëndëshkuese e krejt sulltanëve në Gadishullin e Ballkanit,

madje më larg, gjer në Hungari e në Kretë, hijen e fesë katolike, kuvendet e kishat e së cilës nuk ishin më pak të fuqishme, dhe së fundi hijen e maleve, atë hije të rëndë tragjike që me mijëra kanale e udhë misterioze zbriste nga Malësia e Madhe, nga Bjeshkët e Nemuna, nga krejt Rrafshi verior I Shqipërisë, për të

plotësuar, për të zëvendësuar apo për të korrigjuar diçka në statusin shpirtëror të këtij qyteti. Por nuk ishin vetëm këto. Përveç kështjellës dhe kishave, përveç kullave, kambanoreve dhe minareve, Shkodra kishte jetë kulturore, bibloteka, arkiva mesjetae,

zyra konsujsh, revista letrare që shpërndaheshin në të gjithë vendin. Ajo kishte intelektualë, sallone ku fliteshin e diskutoheshin gjithfar problemesh, gra të bukura dhe histori të ndërlikuara dashurie, dyqane ku shiteshin libra, disqe e parfume të Parisit, aventurierë, skandale, maniakë nga ato që pjell qytetërimi etj, etj

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...