Dom Gjergj Meta, ipeshkev i Rrëshenit ka përcjellë një mesazh edhe për politikanët ditën e kremtimit të Krishtlindjeve.
Në një lidhje me “ABC e mëngjesit”, Dom Gjergj Meta tha se Krishtlindjet i përkasin njerëzve të thjeshtë, ndaj sipas tij për politikanët ky është një moment reflektimi.
“Është e rëndësishme të ketë një reflektim për të dëgjuar realitetin të cilit i shërbejnë. Shpeshherë kjo mungon. Zhurma më e madhe për të cilën po vuajmë është ajo e konfliktualitetit. Është mirë që politikanët për një herë të vetme të heshtin”, u shpreh ai.