Nëse je në mesin e të 20-ve të tua, mund ta marrësh me mend për ç’dhurata e kemi fjalën.

Nëse sot shohim xhaketa 200.000$ apo iPhone-in e fundit, për një fëmijë 6-vjeç, natyrshëm na lind nevoja për nostalgji. Ju kujtohet si i numëronim ditët deri në hapjen e dhuratave? Çfarë kërkonin fëmijët e viteve ’90-të?!

1. Ore elektronike!

Ora hit e atyre viteve. S’kishte festë më të bukur nëse kishe në duar këtë.

2. Video-game ( Nintendo)

Çunat (por dhe vajzat) mund të rrinin gjithë ditën duke luajtur me Super Marion dhe shokët e tij. Kujt ja merrte mendja se një ditë, dikush do të shpikte Instagram-in dhe…

3. Stilolapsa me ngjyra dhe xixa

Statusi yt si nxënëse ndryshonte nëse ti mbi bangë nxirrje këto. Të paktën, kështu na dukej. Dhe pse s’i përdorëm kurrë, këto stilolapsa ishin dhurata më e bukur.

4. Motorola Razr

I njohur ndryshe si “Motorola me kapak”, ky celular ishte sensacion! Automatikisht, nëse shihje dikë në korridore me këtë në dorë, e klasifikoje si “VIP i shkollës”. E kemi kërkuar kaq shumë këtë telefon, sa mamit dhe babait me siguri i del ende nëpër ëndrra.

5.iPod

Dhe duhej se s’bën origjinal. Vetëm ideja që do kishe në duar diçka që do të mbante gjithë këngët e tua brenda të bënte të ndiheshe cool. iPod-i juaj ishte OTR apo TBA?

6. Shkëlqyes buzësh

E di sa shumë kujtime mund t’i sjellë vajzave kjo gje…

7. Letrat Yu-Gi-Oh

Për fëmijët e dikurshëm këto ishin letrat më të famshme. Ndiheshe super-sajan nëse dilje fitimtar, kështu që prindërit s’kishin zgjidhje tjetër.

8. Vendosja e diçkaje të tillë tek rripat e çantës, ishte trend i fuqishëm për vite me radhë.